Fustani i zi, pse nuk “vdes” kurrë
Fustani i zi nuk “vdes” kurrë. Të paktën ky është mendimi i stilistëve më të njohur në botë, të cilët e shohin këtë fustan si më të rëndësishmin në historinë e veshjeve. Kur më 1926 stilistja transgresive, Koko Shanel, e prezantoi, nuk pritej që edhe pas më shumë se 80 vjetëshfustani i zi do të ishte akoma një simbol. Në të vërtetë kështu ndodhi. Fustani i shkurtër i zi, pa mëngë, i gjatë vetëm 70 cm, i realizuar në ngjyrën, që në atë kohë përdorej ekskluzivisht për funeralet, mbijetoi mbi gjithçka. Edhe pse Shanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj, fustani zi i puthitur pas trupit shfaqet sot në dhjetëra pasarela nga Milano në Nju-Jork, nga Parisi në Londër. Është më shumë në modë se kurrë më parë. Aq sa edhe Katie Holmes, bashkëshortja e yllit hollivudian, Tom Cruise, nuk ka dyshime. Madje, nga faqet e një reviste të famshme mode amerikane pranon se fustani më i bukur që ajo ka në gardërobë është pikërisht fustani i zi i puthitur pas trupit.
Simboli
Për stilistët më të njohur të botës, fustani i zi është simboli historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizajnuesit më të mëdhenj të planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga, nga Jil Sander deri te Miuçia Prada. Sepse pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë të përshtatshme. Ndoshta është pikërisht për këtë që pavarësisht modave dhe tendencave, vazhdon të jetë në majë të klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan ta vishnin edhe në mbrëmjet e veçanta, përveçse në funerale dhe kur shumë revista të specializuara mode i kushtonin faqe të tëra.
Sondazhi
Numër një, dhe i pavdekshëm, fustani i zi, është më i dashuri i të gjitha kohërave. Kështu tregon një sondazh anglez ku 75 për qind e grave e zgjedhin “little black dress”, apo LBD si i thonë shkurt anglosaksonët, është fustani më i rëndësishëm në historinë e veshjeve, atë që duhet ta kesh patjetër në gardërobën tënde shik. I hyrë në histori si ikonë, fustani ishte krijuar nga stilisti i famshëm Hubert de Givenchy. Modeli i fustanit që doli në ankand në Londër në dhjetor të vitit 2006 për 410 mijë sterlina në dyqanin ku u zhvilluan edhe xhirimet e filmit pëlqehet mjaft edhe nga meshkujt. Shumica e burrave të pyetur preferojnë që në mbrëmjet shik, gratë, të fejuarat, shoqet dhe mikeshat të veshin një fustan të tillë. Ndoshta i shoqëruar me një palë perla, ndoshta edhe i pashoqëruar me dorashka.
E zeza, ngjyra e autoritetit dhe fuqisë
E zeza është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë. Rrobat e zeza i bëjnë njerëzit të duken më të dobët. Ndonjëherë kjo është një ngjyrë që e lidhin me djallin (për shembull, kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë ka qenë personazh negativ). Në hemisferën perëndimore, e zeza është e lidhur me zinë për të vdekurin. E zeza është ngjyrë serioze që evokon emocione të forta; është e lehtë t’i impresionosh njerëzit kur je veshur krejt me të zeza.
Pesha e tepërt hiqet me gardërobën e duhur
Pëlhurat që përcjellin vijat e trupit, por nuk shtrëngojnë si dhe ngjyrat e errëta, të cilat në mënyrë vizuale ngushtohen dhe e bëjnë trupin vizualisht më vital, këshillon Opra Uinfri. Udhëheqësja e famshme televizive e pranon se momentalisht peshon 91 kilogramë, ç’ka është pasojë e dietave të shumta dhe efektet ‘jo-jo’ për kthimin e peshës dhe se më nuk forcë për të mbajtur dietë. Mirëpo, ajo edhe më tutje kujdeset për pamjen dhe i zgjedh rrobat që i përshtaten figurës së saj trupore. Fundet dhe fustanet, të cilët lehtë shtrihen nga beli e teposhtë, do të mbulojnë kofshët e mëdha, prapanicën dhe këmbët e rrumbullakosura dhe do të theksojnë pjesën e epërme të trupit. Pantallonat nuk guxojnë të jenë tepër të gjerë. Problematike mund të jenë edhe pantallonat me bel të ultë, të cilët krijojnë “jastëk” të panevojshëm. Numrat e rrobave dallojnë varësisht nga etiketa, kështu që para blerjes së rrobave duhet t’i provoni deri në gjetjen e rrobave të përkryera. Për ngjyra vlen rregulli: “sa më pak, aq më mirë”. Pjesët e rrobave me ngjyrë të errët dhe ato njëngjyrëshe përdorni në vendet të cilat dëshironi t’i vëni në plan të dytë. Duart do të duken më të holla në bluza me nuanca të errëta dhe ato me mëngë të gjera. Me fustane mund të vishen bolero apo xhaketë.
Rikthehet në modë lëkura me lustër
Rikthehet lëkura me lustër, që shkëlqen aksesorët e preferuar. Me këpucë dhe çanta të tilla, me siguri do shkëlqeni më shumë. Dikur mamatë tona i mbanin të mbështjella e të futura në kuti kartoni. Ishin të vetmet këpucë “të mira”, që kishin fatin të dilnin nga rafti vetëm atëherë kur duhej, domethënë në raste shumë, shumë të veçanta dhe sociale. Kishin status të veçantë. Quheshin “këpucët lustrafine”, kryesisht në ngjyrë zezë, të bëra me porosi, me takë të lartë dhe bënin pjesë në “lodrat” e preferuara të vajzave të vogla. Rrallë u kanë shpëtuar këmbëve të tyre të vogla, që vdisnin t’i vishnin sa herë që mamatë nuk ishin në shtëpi. E nëse jeni kapur ndonjëherë duke luajtur me to lojën “si të bëhesh e madhe”, patjetër që nuk keni shpëtuar pa ndonjë dackë të mirë. Kohë të shkuara. Tani keni rastin të bëni tuajat një palë të tilla. Mos ju duken demode? Si një aksesor i kohëve të dikurshme, që tani nuk mund të jenë kurrsesi tendencë? Ja që janë në tendencë. Lëkura me lustër ndriçon aksesorët më “must” si këpucët e çantat dhe i bën të shkëlqejnë. Tani mund t’i keni tuajat dhe të jeni moderne.
14 Shkurt 2009