E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aubrey, nga notat muzikore në “Playboy”



E bukur dhe provokuese. Po flasim për Aubrei O’Dei protagoniste e kopertinës të numrit të marsit të revistës “Playboy”. 25-vjeçarja ish-këngëtare e grupit pop “Danity Kane”, rrëmben rolin e “vajzës së keqe” duke u kthyer në seks simbolin ri amerikan. Në intervistën për revistën ajo e lë veten të lirë për të bërë publike disa detaje pikante rreth jetës seksuale: “ Dua të jem një vajzë të cilën një mashkull nuk mund ta harrojë shumë lehtë”, pranon Aubrei. Bukuroshja e braktisi karrierën si këngëtare e grupit pop pas 3 vjetësh për t’iu dedikuar asaj të vajzës seksi e të parezistueshme. Bjondje ashtu si shumica e ikonave të Playboyt dhe pa kompelekse për të folur rreth temave që rëndom konsiderohen tabu ajo flet për jetën e saj seksuale. “Të qënit e zhveshur është diçka vërtet e mrekullueshme, nuk ndihem në siklet kur më duhet të pozoj nudo. Para objektivit ndihem mjaft mirë dhe për këtë arsye pozat e mia janë provokuese”. E quan veten vajzë të keqe pa dyshime dhe kjo falë eksperiencave intime. “Kam bërë seks në klube, tualet, aeroplan, kudo ku jam ndier mirë. Gjithmonë ka qenë ndryshe nga herët e tjera, një seks që nuk mund të harrohet lehtë”. NË lidhje me fjalët e përhapura rreth saj për famën si seks simbol ajo pa probem komenton: Shumë gjera janë thënë për mua por më të mirat do t’u duhet t’i zbuloni me kalimin e kohës. Jam shumë më tepër nga çmund të imagjinoni”.

Bejonse dhe Hudson marrin çmimet kryesore në “NAACP”

Yjet e Hollivudit Bejonse Knolis dhe Xhenifer Hudson kanë shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “National Association for the Advancement of Colored People (NAACP) Image Aë//ards”, e cila u mbajt në Los Anxheles. Bejonce performoi këngën e saj më të re “Halo”, para se të merrte çmimin për artisten femër më të mirë. Ndërsa Hudson mori çmimin e artistes më të mirë të re si edhe çmimin për albumin më të mirë. Xhemi Foks mposhti konkurrentin Kris Braun për të fituar çmimin artisti mashkull më të mirë. Në kategorinë e filmave, çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë i fituan Uill Smith dhe Rosario Dauson. Kolumbus Short dhe Taraji P. Henson u shpallën aktori dhe aktorja më e mirë në rol dytësor.

Kidman dhe Urban dhurojnë para për viktimat në Australi

Nikol Kidman dhe burri i saj Keith Urban, kanë dhuruar gjysmë milioni dollarë për bamirësi në Kryqin e Kuq në përpjekje për të ndihmuar australianët e mbetur pa shtëpi nga zjarret e furishme të ditëve të fundit. Më shumë se 180 njerëz kanë vdekur nga zjarri që shkatërroi më shumë se një mijë shtëpi në Australi gjatë javës së kaluar. Dyshja u prezantua me satelit gjatë një emisioni për të mbledhur para për Kryqin e Kuq të vendit, gjatë të cilit Kidman tha: “Zemrat tona sot janë bashkë me të gjitha familjet që përballen me humbjen e më të dashurve dhe që kanë nevojë të rifillojnë jetën e tyre”. Edhe aktori që luan bashkë me Kidman në filmin “Australia”, Hjug Xhekman, dhe aktori tjetër australian Rasëll Crou po ashtu kanë marrë pjesë në këtë thirrje televizive.

Mur dhe Kutçer të veshurit më keq

Çifti i Hollivudit, Demi Mur dhe Ashton Kutçer kryesojnë sondazhet e fundit për yjet e veshur më keq. Drejtuesit e PETA-s (Personat që mbrojnë kafshët dhe janë kundër veshjeve të prodhuara prej gëzofit të tyre) kanë bërë të ditur se dyshja të cilët veshin gëzofë prej lëkurëve të kafshëve janë viktima të modës dhe duket se me këtë pajtohen edhe votuesit. Mur është e para në listën vjetore të “turpit” të PETA ndërsa burri i saj shumë më i ri, renditet i dyti. Në listën e PETA-s të yjeve të veshur më keq janë edhe Madona, Xhesika Simpson, Lindsi Lohan, Kein Uest, Mari J. Blaixh, Meri Keit dhe Eshli Olsen. Njerëzit që i duan kafshët do të mund të votojnë në internet deri më 2 mars të këtij viti. Vitin e kaluar Aretha Franklin kryesoi sondazhin, i ndjekur nga Merlin Manson.

Hudson instalon njё tub stiptizi nё banjo

Keit Hudson mund të argëtohet çmendurisht sa herë të mundet pasi në tualetin e saj ka instaluar një tub striptizi. Bukuroshja, e cila sё fundi ka luajtur në filmin “Bride Wars”, ёshtё eksperte e lëvizjeve seksi tё trupit nё tub. “Ajo ёshtё shumё krenare pёr tё. Qeshte kur pajisja u instalua! Ajo e shtrëngon me dy duart dhe sigurisht nuk mjaftohet me kaq. Lёvizjet e saj nё tub janë tё mrekullueshme dhe tёrёsisht seksi”,- ka thënё njё burim i afërt me aktoren. Megjithatё 29-vjeçarja nuk ka qenё gjithmonë perfekte nё lëvizjet e saj nё tub. Ajo pёsoi dy lëndime nё vitin 2006 ndërsa argëtonte burrin e saj Kris Robinson.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›