E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatuazhet, figurat dhe vendet me të preferuara



Pikturimet e ndryshme nëpër trup dhe pirsinget janë bërë tashmë shumë të pranishme në modën tonë. Ato pëlqehen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Truke dhe tipat e ndryshëm të operacioneve plastike janë pranuar deri diku nga shoqëria jonë. Në vendimin tone moda e tatuazheve dhe e piercingve filloi të përhapej gjerësisht pas viteve ‘90-të. Megjithatë, historia dëshmon se pikturimi i trupit dhe bërja e vrimave në të, është forma më antike dhe origjinale e shprehjes së krijimtarisë njerëzore. Të vendosish një pirsing ose të trukosh një tatuazh janë një nga gjërat më të preferuara në modën tonë, duke marrë modele nga stile të modave të tjera.
Simbolika
Në pjesën më të madhe të rasteve tatuazhet përdoren për qëllime estetike, pa njohur simbolikën e tyre. Disa tatuazhe simbolizojnë djallin apo gjërat e tjera satanike, mjaft të tjera janë më të lehta dhe kanë motive romantike. Vipat e njohur mes tyre Madona dhe Sher, mbajnë tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumë të tjerë, që besojnë në astrologji vendosin simbolin e hënës apo diellit, për të qenë në ndikimin e tyre. Në Japoni tifozëve u këshillohet që tatuazhet ti mbulojnë, pasi në kulturën vendase tatuazhet janë të lidhura me kriminalitetin.
Figurat
Përdorimi i tatuazheve jo rrallë përdoret krejt rastësisht. Një prej risive të modës, e ashtuquajtura “Fifteen”, hodhi në treg dy vjet më parë xhinset me bel të zhvendosur, ku tatuazhet dhe pirsing-et ishin pjesë e menusë që zgjidhnin personat që ndiqnin këtë modë. Ndër figurat më të hasura të tatuazheve, janë trëndafili, zemra dhe dielli që janë simbol i dashurisë, ndërsa tatuazhe me motive të tilla si: gjaku, thika dhe gjarpri përcjellin mesazhe satanike. Zonat më të preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona të tjera më të ndjeshme, që kanë gjithashtu edhe rrezik më të madh nga infeksionet.
Vipat
Tatuazhet nuk janë më për bandat e engjëjve të ferrit. Jo, ato janë zvarritur nga puset e bitumit dhe janë ngjitur në shpatullat, krahët dhe vithet e femrave më magjepsëse të Hollivudit. Ndoshta keni menduar prej kohësh të bëni një tatuazh, por keni qenë të pavendosur se cili do të ishte kujtimi që do ta mbanit gjatë gjithë jetës në trup. Ndoshta ato nuk ju pëlqejnë aspak ti keni mbi vete, megjithatë i shikoni figurat e të tjerëve me kënaqësi. Tatuazhi, ose pigmentimi i lëkurës është një shenjë e krijuar duke futur një pigment në lëkurë për qëllime dekorative. Ato praktikohen në të gjithë botën. Indigjenët e Japonisë i vizatojnë ato në fytyrë, po kështu edhe polinezianët, fiset në Filipine, Borneo, Afrikë, Kinë dhe shumë vende të tjera, prej të cilave e marrin origjinën shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Për shkak se prishet mbrojtja e lëkurës, tatuazhet kanë edhe rreziqe shëndetësore, ku duhet përmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike. Edhe pse tatuazhet janë permanente, është e mundur të hiqen apo të modifikohen, ashtu siç kanë bërë shumë prej këtyre personazheve. Rreziku që shfaq për shëndetin heqja është edhe më i lartë, për shkak se kryhet me lazer, që reagon me bojën e tatuazhit, duke e shpërbërë atë.

Tatuazhet e femrave hollivudiane

Pamela Anderson
Ajo është martuar dhe është ndarë nga shumë yje rroku, duke mbajtur si kujtim mjaft tatuazhe. Ka një rreth gjembash në krahun e djathtë, një kompozim fisnor në shpinë dhe emrin “Mommy” në gishtin e dorës së majtë (të ndryshuar nga “Tommy” pas divorcit nga Tommy Lee).

Eva Longoria
Ylli i filmit “Shtëpiaket e dëshpëruara” ka një yll të vogël brenda kyçit të majtë, një kryq keltik në shpinën e poshtme dhe inicialet e të dashurit, Tony Parker në një vend intim, për të cilën thotë: “Nuk po e tregoj se ku i kam, vetëm se ai i sheh çdo ditë”.

Victoria Beckham
Victoria ka inicialet e bashkëshortit David në kyçin e dorës së majtë (ai ia ktheu nderin, duke shkruar emrin e saj në krahun e majtë). Tatuazhi hebre në shpinë do të thotë “Unë jam e të dashurit tim, i dashuri im është imi”, përsëri një tjetër odë për Beckam.

Britney Spears
Falë stilit të veshjes me bel të shkurtër të princeshës së pop-it, shikuesit mund ti dallojnë fare mirë dy tatuazhe në barkun e saj. Njëri është një yll dhe tjetri një simbol kinez për misterin. Prapa qafës ka dy zara, por janë të fshehura nga flokët e shtuara.

Janet Jackson
Edhe pse ajo ka plot tatuazhe, shumë njerëz zakonisht mendojnë diçka tjetër kur flitet për artin trupor të saj. Por, për sa i përket bojës, Jackson ka një kanji japonez në qafë dhe një akrep stil borneo në fund të shpinës.

Christina Riçi
Christina thotë për tatuazhin e saj: “Është Alan, luani perëndi i Narnias, nga libri “Luani, shtriga dhe gardëroba”. Ishte një simbol i fëmijërisë sime të keqe. Kam vuajtur shumë kur isha adoleshente, dhe kur mbusha 18 vjeç, u largova. Si Aslan, më në fund isha e lirë.

Nicole Richie
Nga të nënta tatuazhet e Nicole, më të dukshmet janë një palë krahë portokalli në shpinë dhe një fjongo e kuqe me emrin Richie në qafë. Për sa i përket pupave të balerinës në barkun shtatzënë të yllit të televizionit, të gjithë besojnë se do të bëhen çizme shumë shpejt.

Jessica Alba
Me sa duket mollëkuqja në anën e prapme të qafës së Jessica-s është rezultati i një eksperience familjare. Ajo zbuloi për “Açess Hollyëood”: “Tezja ime, mamaja ime, kushërira dhe unë, të gjitha kemi të njëjtin tatuazh, tregon se jemi të lidhura”.

Alyssa Milano
Aktorja e filmit “Charmed” ka një zinxhir me një kryq në shpatullën e djathtë dhe një shirit trëndafilash në kyçin e këmbës së djathtë. Për sa i përket zemrës së shenjtë në vithet e saj, ajo mbetet e panjohur për publikun.

Christina Aguilera
Xtina (e cila ka shkruar emrin e saj prapa qafës) ka mjaft tatuazhe për bashkëshortin Jordan Bratman. Jo vetëm ka shkruar “Te amo siempre” në spanjisht, por shtoi në të dhe një fjali të dhënë nga Victoria Beckam dhe ka shkruar frazën “Unë jam e të dashurit tim, i dashuri im është imi”.

Drew Barrymore
Drew mund të ketë disa tatuazhe, por vetëm një që duket gjithmonë mbi qilimin e kuq, një kryq i madh i mbështjellë me trëndafila në kyçin e këmbës së majtë. Sa për të tjerat, ajo thotë se janë shumë poshtë vitheve të saj për t’ia treguar publikut.

Denise Richards

Edhe pse Denise Richard ka kërkuar divorcin nga Charlie Sheen në mars të vitit 2005, ajo ende e ka emrin e tij të shkruar me bojë të zezë në kyçin e këmbës së djathtë. H...m, ndoshta shpreson që një tjetër Charlie të hyjë në jetën e saj.

Pink
Arti trupor i Pink meriton një galeri të tërë, por më të dukshmet janë tatuazhet në krahë me fjalët “Ajo që ikën vjen përsëri” në kyçin e dorës së djathtë, një engjëll që ndjek një yll në shpatullën e majtë dhe kodin e albumit të vitit 2001 prapa qafës.

Kelis
Këngëtarja e këngës “Milkshake”, me siguri i sjell të gjithë djemtë në një kopsht të bukur me tatuazhin masiv me lule, të cilin, besojeni apo jo, ne e shohim vetëm pjesërisht. Ndoshta lulëzon deri në pjesën e majtë të vitheve, por vetëm burri i saj e di me siguri.

Courtney Love
Për një këngëtare rroku, e cila ka qenë në gjykatë për mbajtje droge, njerëzit presin që ajo të ketë pak më shumë bojë në trup. Por më të dukshmet janë unaza në kyçin e këmbës së majtë dhe një zanë në shpatullën e djathtë (të fshehur nga gurë të çmuar).

Angelina Jolie
Një kryq me shprehjen “Ajo që më ushqen më shkatërron” ndodhet në fund të barkut. Mbi shpinë shkruhet “Njihi të drejtat e tua”, një poezi kamboxhiane në të majtë dhe pozicionin gjeografik të lindjes të fëmijëve në shpatullën e djathtë (aty ku dikur ishte emri i ish-it, Billy Bob).

Eve
Jo, këto nuk janë gjurmët që i ka lënë pitbulli i entuziazmuar kur është kthyer në shtëpi. Këngëtarja reper, fituese e shumë çmimeve “Grammy”, në të vërtetë ka dy tatuazhe me gjurmë qeni në gjoksin e saj.

Kelly Osbourne
Kelly është një admiruese kaq e zjarrtë e Ozzy-it, sa ka shkruar “Babi” brenda krahut të djathtë, pranë një dryni dhe një çelësi, dhe një pergameni që shkruan “Edhe kjo do të kalojë”. Ajo ka një palë krahë rozë në shpinë dhe një çift kafkash në këmbë.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›