E Diel, 1 Nëntor 2026

Shën Valentini, dhurata e duhur për ty dhe atë



Zgjedhja e një dhurate kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, veçanërisht me rastin e një feste speciale si Shën Valentini. Ajo që do të lerë pa frymë partnerin dhe nuk duhet të mungojë kurrsesi është një pusullë e shkruar nga ju ku i kujtoni sa e dashuroni çdo ditë të jetës suaj. Ja disa këshilla për të zgjedhur dhuratën e duhur e cila do të surprizonte.
Çfarë mund t’i dhurosh asaj?
Një dhuratë duhet zgjedhur me kujdes dhe dihet tashmë që femrat janë më të vëmendshme dhe kritike kur bëhet fjalë për një dhuratë. Megjithatë dhurata për ditën e Shën Valentinit duhet të jetë patjetër e duhura. Lulet janë të mirëpritura qoftë nga femrat e maturuara qoftë nga ato më reja. TË preferueshme janë trëndafilat e kuq që simbolizojnë nëpërmejt gjuhës së luleve pasionin tonë. Numri i tyre nuk është i rëndësishëm, mund të mjaftojë edhe një trëndafil i vetëm për ta bërë të lumtur partneren. Vëmendaj mund të përqëndrohet edhe në dhuratat e tipit bizhuteri por edhe veshjet prej gëzofi për të qenë sa më romantikë dhe të butë. Për romantiket do të ishte i paharrueshëm një udhëtim, vendi ideal: Venecia ose Roma. Për personat që kanë vendosur të bëjnë një propozim për fejesë ose martesë sigurisht lulet nuk mund të mungojnë. Nëse do të bëni një propozim fejese përpiquni të zgjidhni një unazë prej ari të verdhë ndërsa për ata që kanë vendosur të martohen me partneren e tyre një diamant do të ishte ideal por pothuajse të njëjtin efekt do të kishte edhe nëj unazë prej platini me një gur zirkon e rëndësishme është të mos mungojnë unazat dhe lulet.
Dhurata për partnerin
Përsa i përket atij, zgjedhja bëhet më e ndërlikuar. Nëse i pëlqen të lexojë mund të orientoheni në një libër që përmban fraza dashurie ose nëse është tip sportiv dhe i pëlqen teknologjia e përshtatshme do të ishte një orë . Nëse shijet e tij mbeten te klasikja përqëndrohuni në një gjilpërë kravate ose gjithçka tjetër që mund të përmbajë një veshje klasike. Mirë është të mendoni për detajet pasi aty do të bënin diferencën.
Për një mashkull që i është përkushtuar karrierës ose që sapo është diplomuar do të ishte e përshtatshme një çantë për mbajtjen e dokumentave me emrin e tij sipër. PËr dikë që nuk do të shpenzojë shumë, zgjidhja e duhur mund të ishte një disk me këngët që u kujtojnë historinë tuaj të dashurisë, një foto tuajën të zbukuruar me shumë zemra ose kutinë tradicionale të çokollatave. NJë darkë nën dritën e qirinjve do të vlerësohej nga çdokush, sa më intime aq më mirë do të ishte. Idetë për një dhuratë të bukur janë të pafundme megjithatë jo të gjitha janë të realizueshme duke marrë parasysh të ardhurat financiare.
Duhet të keni parasysh të dhuroni edhe atyre femrave të cilat shprehen se nuk u pëlqen të marrin dhurata. Do të mjaftonin pak para për t’i surprizuar. Shën Valentini mund të ishte rasti i përkryer për të rrëmbyer zemrën e dikujt që simpatizoni duke e surprizuar me diçka të thjeshtë dhe pa lidhje të veçantë me këtë ditë.
Për të pritur Shën Valentinin
Gjithçka sot duhet t’ju falë shumë dashuri, një shikim, një fjalë, një puthje. Dita e të dashuruarve do të shijohej më mirë me një palë të brendshme të kuqe ose rozë seksi, një spilë në formën e zemërs ose një tjetër detaj që do të binte në sy me delikatesë. Fjala “Oui” ka një domethënie të veçantë. Nëse prisni që ai t’u propozojë, vendosni një unazë ku të shkruhet kështu dhe sapo ai të bëjë pyetjen ju thjesht tregojini duke buzëqeshur unazën. Në këtë mëyrë nuk do të jeni ju që flisni por trupi dhe zemra juaj. Ora perfekte për ditën e Shën Valentinit quhet “Tambour Lovely Luck”, ajo është e përbërë nga çeliku dhe konisderohet aksesori më i veçantë që mund të të zbukurojë kyçin e dorës. Romantike, provokuese, seksi. Çdo të ishte më tunduese se një bustier dhe perizoma prej tyli të zi. Një detaj me vend është fjala “kiss” e shkruar me njgyrën rozë mbi tylin e errët. Jepini pasionit tuaj edhe pak ëmbëlsi. Zbukuroni të brendshmet tuaja me fjongo delikate dhe dantella mëndafshi.
Historia e festës së dashurisë
Dita e dashurisë konsiderohet festë e romakëve paganë, kur paganizmi ishte feja që mbizotëronte romakët më tepër se 17 shekuj më parë. Kjo festë ishte e shoqëruar nga mite të cilat vazhduan të ekzistojnë edhe nga kristianët e mëvonshëm. Midis këtyre miteve ishte besimi që Romulus, themeluesi i Romës, ishte ushqyer (i dha gji) një ditë nga një ujk femër, e cila i dha atij fuqi dhe urtësi. Romakët e festonin ketë ngjarje në mes të shkurtit çdo vit. Një nga ritualet e kësaj feste ishte sakrifikimi i një qengji dhe një dhie. Dy të rinj të fuqishëm dhe muskulozë lyenin trupat e tyre me gjakun e qengjve dhe dhive, pastaj lanin gjakun me qumësht. MË pas ceremonia vazhdonte me një paradë në rrugë të kryesuar nga dy të rinjtë. Ata vishin lëkurët e kafshëve të therura dhe godisnin të gjithë ata që u dilin përpara. Ngjarje të tilla ishin të mirëpritura nga gratë romake të cilat besonin se ato do të pengonin ose do të kuronin sëmundjet sterile.
Kush ishte Shën Valentini?
Shën Valentino lindi në Terni, në vitin 175 pas Krishtit, dhe u bë babai i dashurisë, mbrojtës i të dashuruarve në të gjithë botën. Valentino, ia dedikoi gjithë jetën e tij, komunitetit kristian, në qytetin e Ternit ku përndiqeshin nga perandori. Ai u emerua ipeshkv i qytetit në 197 pas Krishtit nga Papa San Feliciano. Konsiderohet si babai i të dashuruarve sepse legjenda thotë se ai ishte i pari ipeshkv që celebroi një lidhje martese mes një legjionari pagan dhe një të reje kristiane. Sipas një versioni, perandori Aureliano urdhëroi persekutime kundër kristianëve dhe Shën Valentino u burgos në një prej burgjeve përgjatë rrugës Flaminia, larg qytetit, për të evituar kështu protestat e besimtarëve. Ndërsa versioni i dytë tregon se në 270 pas Krishtit, ipeshkvi Valentino, i famshem sepse kishte bashkuar në një martesë një pagan dhe një kristiane, u ftua nga perandori i çmendur Klaudio II i cili tentoi ta kthente në pagan. Shën Valentini, refuzoi të hiqte dorë nga feja e tij. Më 14 Shkurt ai u arrestua dhe u vra. Historia tregon dhe se në burg, Shën Valentini u dashurua me të bijën e verbër të rojës së burgjeve Asterius, dhe se me besimin e tij ia kishte kthyer mrekullisht shikimin vajzës së re. Pak para vdekjes thuhet se dërgoi një mesazh lamtumire asaj që mbyllej me fjalët “I juaji Valentino”, një frazë që prej kohësh u bë sinonim i dashurisë së vërtetë.

14 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›