Kujdesi për sytë, nëse shlyejmë rrudhat, i shlyejmë vitet
Ndërmjet moshës 40 dhe 50 vjeç lëkura gradualisht humb elasticitetin, rrudhat bëhen më të thella, posaçërisht ato përreth syve. Rrudhat e syve janë më të errëta, ndërsa fillojnë të paraqiten edhe njolla pigmenti. Për shkak të ndryshimit të shpërndarjes së indit yndyror në shtresën e brendshme të lëkurës, faqet mund të lëshohen pak, ndërsa buzët bëhen më të holla. Pas menopauzës, lëkura përtëritet më ngadalë, për shkak të prodhimit të vogël të hormoneve të estrogjenit. Zvogëlohet aftësia e lidhjes së lagështisë në qelizat e epidermës, aktiviteti i gjëndrave yndyrore ngadalësohet, rritet shtresa e qelizave të vdekura në sipërfaqe. Sasia e kolagjenit shkrirës, karakteristike për lëkurën e moshave të reja, zvogëlohet esencialisht. Për shkak të sasisë së vogël të estrogjenit, ngadalësohet edhe qarkullimi. Kjo vepron dëmshëm në ndryshimin e materieve në qeliza, sepse ato ushqehen nëpërmjet gjakut, ndërsa me të eliminojnë edhe produktet e dëmshme. Prandaj, rrudhat rreth syve, gojës dhe në faqe bëhen shumë më të dukshme.
Si të kurohen
Formulat e sotme të prodhimeve anti-age (anti-rrudhë) e mbajnë vitale lëkurën. Prioritet, gjithsesi, është plotësimi i lagështisë. Kjo do të thotë se duhen shfrytëzuar prodhimet speciale me përbërje aktive. Eliminimi i qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës me krem special, i cili përmban thartinë alfa-hidrokside, esencialisht do ta freskojë atë. Shtresa e qelizave të vdekura lëkurës i jep pamje të lodhur dhe ngjyrë jo të shëndoshë, ndërsa lëndët ushqyese nga kremi i shtrenjtë nuk mund të veprojnë mirë. Kjo më së miri arrihet nëpërmjet peelingut kimik, i cili në formë të koncentrimit të butë mund të shfrytëzohet në çfarëdolloj kurimi. Koncentrimi më i tepërt, me efektin e shtuar të eliminimit intensiv të qelizave të vdekura, bën të shfrytëzohet vetëm në sallonet e kozmetikës dhe në ambulancat dermatologjike. Gjithashtu, i duhet shmangur ekspozimit të drejtpërdrejtë rrezeve të diellit. Nxitja e vazhdueshme e krijimit të melaninës me kohë mund të rezultojë në pigmentim, që duken sikur njolla pigmenti. Shumica këto njolla i quajnë “pikla të pleqërisë”, edhe pse ato, për shkak të shtimit të rrezeve UV, gjithnjë e më shpesh paraqiten edhe te personat e moshës së re. Prandaj, me rastin e zgjedhjes së kremit ditor, duhet kushtuar kujdes faktorit përkatës mbrojtës. Gjatë muajve të dimrit, varësisht nga ndjeshmëria e lëkurës, rekomandohet të përdoren kremrat me SPF 4-8, ndërsa gjatë muajve të verës SPF 8-16. Është shumë me rëndësi edhe “ushqimi” i lëkurës gjatë pushimit të natës, kur është koha më e përshtatshme për përtëritjen e qelizave.
Rrudhat e para
Rrudhat e para të thella, lëkura e lëshuar, shikimi në pasqyrë nën ndriçim të dobët neoni, një mëngjes do të ballafaqohemi me faktin se më nuk jemi të reja. Edhe pse vitet kalojnë ngadalë, të kuptuarit se nga mosha e re kemi kaluar në moshë të mesme apo “të artë”, përherë vjen vetëtimthi. Mirëpo, ndihma sot mund të ofrohet më shumë se kurrë! Arritjet shkencore, të cilat nga fusha e mjekësisë dhe e farmakologjisë u shkrinë në industri kozmetike, i ofrojnë gruas së sotme, por edhe mashkullit, më shumë mundësi që të ruajë lëkurën të bukur dhe të shëndoshë, se sa që në kohën e tyre kanë pasur prindërit tanë. Mplakja e lëkurës mund të ngadalësohet me kurim të vazhdueshëm në shtëpi dhe nëpërmjet vizitave periodike salloneve të kozmetikës, ku me trajtime speciale të kohëpaskohshme, të cilat personi nuk mund t’i bëjë vetë, si për shembull, përmirësimi i qarkullimit të limfës, metodat e ndryshme të mikroliftingut, veprojnë më mënyrë stimuluese në funksionimin e lëkurës. Kurimi i tillë, në të vërtetë, kërkon kohë shumë më të madhe dhe para të konsiderueshme, mirëpo kënaqësia për rezultatet e arritura shpaguajnë mundin e bërë dhe mjetet e shpenzuara.
Mplakja dhe kurimi
Gjatë ndryshimeve në sekretimin e hormoneve, shtresa bazore në epidermë nuk krijon qeliza të mjaftueshme të reja, gjë që ndikon në procesin e përtëritjes së qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Ndryshimet në indin lidhor të dermës zvogëlon aftësinë e lidhjes së lagështisë, për këtë shkak lëkura thahet dhe humb tendosjen. Kolagjeni, proteina, që janë të dobishme për strukturën e lëkurës, gjithashtu, degjenerojnë. Meqë shtresat e brendshme për shkak të humbjes së lagështisë tendosen, epiderma lëshohet, prandaj shkaktohen rrudhat. Njëkohësisht gjëndrat yndyrore, të sqetullave dhe gjëndrat aromatike, të cilat e bëjnë lëkurën të lagësht dhe e zbusin, veprojnë gjithnjë e më pak. Mplakja e lëkurës mund të ngadalësohet me kurim të drejtë, i cili do të neutralizojë veprimin e dëmshëm të faktorëve të jashtëm dhe do të parandalojë funksionet natyrore të saj. Kjo mund të arrihet me zgjedhjen e drejtë të prodhimeve kozmetike, të cilat zhdukin radikalet e lira, përshpejtojnë përtëritjen e qelizave dhe rrisin aftësinë e lëkurës që të mbajë lagështinë (nëpërmjet prodhimit më të madh të kolagjenit shkrirës).
Çfarë i nevojitet lëkurës për çdo ditë
Pastrim i rregullt dhe i themeltë në mëngjes dhe në mbrëmje me qumësht apo me krem për pastrim me bazë vaji.
Ujë i bollshëm për freskim pas pastrimit me qumësht apo me krem (i cili pastrohet me ujë).
Lëng i butë me ekstrakte bimësh apo tonik special për të stabilizuar mbrojtjen natyrale të gungave të lëkurës.
Krem special apo xhel për rajonin rreth syve.
Krem për eliminimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.
Krem për përdorim gjatë natës, i pasur me lëndë ushqyese, vitamina dhe antioksidante.
14 Shkurt 2009