E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP fillon operacion të ri

Shtëpia e Bardhë tha se sasia e naftës dhe e gazit, që ka rrjedhë nga një pus i dëmtuar i kompanisë BP në Gjirin e Meksikës, mund të rritet për 20 për qind, derisa po vazhdojnë përpjekjet për ndaljen e rrjedhjes.

Lidhur me përpjekjet e reja është informuar edhe presidenti amerikan, Barack Obama.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, njoftoi se operacioni i ri “sipas BP-së, me gjasë, do të filloj brenda kësaj jave.

Zyrtari i lartë amerikan, Thad Allen, tha se, sipas urdhëresës së presidentit, burimet qeveritare dhe ato për pastrimin e hapësirave të prekura do të trefishohen.

Menaxheri i koncernit BP, Bob Dudley, pranoi se edhe tani mbyllja e planifikuar e çarjes në platformë në thellësinë prej 1500 metra mund të shmangë në nivelin më të lartë rrjedhjen e naftës në det.

Një ndalesë përfundimtare e derdhjes së naftës llogaritet nga fundi i gushtit. Pas gjashtë javësh qysh nga çarja në platformën nënujore të naftës, qeveria amerikane foli për katastrofën më të rëndë të mjedisit në historinë e vendit.

Shkencëtarët nga disa universitete njoftuan për një shtresë nafte nën ujë. Koncerni britanik BP megjithatë e mohoi ekzistencën e kësaj.

Kompania bëri të ditur se nën ujë nuk ka asnjë dëshmi për një gjë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›