Ushtria izraelite vret 10 aktivistë humanitarë

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se së paku 10 aktivistë pro-palestinezë janë vrarë sot, pasi që flota detare e Izraelit ka ndërmarrë aksion kundër konvojit të anijeve, që bëri përpjekje që të thyente bllokadën katërvjeçare të Rripit të Gazës.
Nga ana tjetër, shefi i një organizate humanitare turke, Muhammad Kaya, i involvuar në flotë, tha se së paku 15 vetë janë vrarë gjatë ndërhyrjes, shumica prej tyre të kombësisë turke.
Flota, me afro 10 mijë tonë ndihma, që është nisur nga Turqia, ka afro 700 aktivistë pro-palestinezë me vete.
Forcat e sigurimit të Turqisë sot e kanë shtuar praninë në afërsi të Konsullatës së Izraelit në Stamboll, pasi disa demonstrues të zemëruar kishin depërtuar shkurtazi në oborrin e saj.
Në Ankara, Ministria e jashtme e Turqisë, e ka ftuar në bisedë ambasadorin izraelit, Gabby Levy.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite u theksua se komandosët izraelitë janë sulmuar nga aktivistët me thika dhe shkopinj, në momentin kur ata me ndihmën e helikopterëve zbarkuan në konvojin e anijeve.
Më tutje u theksua se 10 aktivistë janë vrarë dhe janë plagosur edhe katër ushtarë izraelit. Incidenti ndodhi në ujërat ndërkombëtare.
Në faqen e Lëvizjes për Gazën e Lirë njoftohet se sulmi ndaj anijeve me ndihma për Gazën u bë “në ujërat ndërkombëtare, 75 milje larg brigjeve të Izraelit dhe kjo përbën një shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare”.
Edhe zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, gjenerali Avi Benayahu konfirmon se operacioni është kryer në ujëra ndërkombëtare.
Sipas sqarimit të tij në radion shtetërore izraelite ”Komandot ndërhynë në anijet e ndihmave mes orës 04:30 dhe 05:00 të mëngjesit në nja largësi prej 70-80 milje larg brigjeve Izraelite”.
Menjëherë pas këtij incidenti, pasuan edhe reagimet nga të gjitha anët.
Ministri turk i mbrojtjes, Venxhi Gjonul, është larguar nga Konferenca rajonale e NATO-s, e cila filloi dje në qytetin e Manastirit, në Maqedoni, me të marrë lajmin për incidentin që ndodhi në Gazë.
Paraprakisht Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ashpër e dënoi aksionin e forcave të armatosura izraelite kundër anijeve më ndihma humanitare, të cilat lundronin drejt Rripit të Gazës.
“Izraeli do të përballet me pasoja. Kjo është e palejueshme. Izraeli edhe njëherë tregoi se duke vënë në shënjestër civilët e pafajshëm, aspak nuk e respekton jetën e njeriut si dhe iniciativat paqësore. Ashpër i dënojmë këto aktivitete johumane të Izraelit”, thuhet në deklaratën ë ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Në te gjithashtu thuhet se “mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare mund të ketë pasoja të pakthyeshme” ndaj marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Izraelit.
Një takim urgjent është zhvilluar menjëherë në zyrën e kryeministrit të Turqisë, Rejjep Tajib Erdogan, në të cilin morën pjesë ministrat e qeverisë dhe udhëheqësit më të lartë të ushtrisë së Turqisë.
Në këtë takim morën pjesë zëvendëskryeministri Bulent Arinc, ministri i Brendshëm, Besir Atalay, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Mehmet Eroz dhe zëvendëskomandanti i Marinës, admirali Nusret Guner.
Ndërkohë, vetë kryeministri Erdogan gjendet ende për vizitë zyrtare në shtetet e Amerikës Latine.
Incidenti u dënua edhe nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i cili sulmin kundër flotës e cilësoi si masakër.
"Ne e konsiderojmë këtë ngjarje si një masakër që e dënojmë fuqishëm'', theksoi Abbas në një deklaratë për televizionin palestinez duke dekretuar tre ditë zi kombëtare në territoret palestineze.
Sulmi i komandove izraelitë ndaj “Flotës për Gazën” ka ngjallur një reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare.
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme është shprehur mjaft e shqetësuar për shkak të sulmit në Gazë. Ministri i Jashtëm, Guido Westerëelle, ka mbetur i shokuar nga sjellja e fundit e Izraelit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme gjermane, janë duke u mbledhur të gjitha informacionet rreth kësaj ngjarjeje shokuese.
Sekretari spanjoll i Shtetit për marrëdhëniet me BE-në, Diego Lopez Garrido, ka dënuar me një gjuhë të ashpër veprimin e paprecedentë të Izraelit.
“Spanja, në emër të Bashkimit Evropian dënon ashpër sulmin ndaj ‘Flotës për Gazën’. Ministria jonë e Jashtme ka thirrur urgjentisht për sqarime në Madrid të dërguarin tonë në Izrael”, deklaroi Garrido për radion kombëtare RNE.
Në ekipin humanitar mësohet se ndodheshin edhe tre shtetas spanjoll, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.
Babai i njërit prej vullnetarëve është shprehur se ka folur me të birin për herë të fundit sot rreth orës 04:00.
“Më vonë nuk ka marrë asnjë lajm. Nuk e di nëse im bir jeton akoma apo ka vdekur. Kërkoj që autoritet spanjolle të reagojnë menjëherë ndaj kësaj situate”, shprehet i pikëlluar babai i njërit prej humanitarëve.
Presidenti iranian, Mahmut Ahmedinejad dënoi gjithashtu ashpër sulmin ndaj aktivistëve ndërkombëtarë humanitarë. Ai i ka quajtur ç’njerëzore veprimet e komandove izraelitë.
“Sjellja e shovinistëve izraelit ndaj popullsisë së pambrojtur palestineze dhe trajtimi c’njerëzor i civilëve në Gaza tregon edhe një herë se Izraelit po i vjen fundi”, deklaroi Ahmedinejad.
Edhe kryeministri i Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Haniyeh, dënoi me anë të një komunikate sulmin “barbar” kundër flotës ndërkombëtare dhe kërkoi nga OKB-ja që të aktivistët pro-palestinezë në bordin e flotës.
Haniyeh, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e Lidhjes Arabe si dhe i bëri apel Organizatës për Çlirimin e Palestinës që të braktiste negociatat e paqes me Izraelin.
Ndërsa zëdhënësi i Hamasit në Gaza, Sami Abou Zouhri deklaroi "Ne i bëjmë thirrje të gjithë arabëve dhe myslimanëve të manifestojnë para ambasadave izraelite në mbarë botën''.
Në anën tjetër, qeveria e Izraelit i ka bërë apel qytetarëve të vet që t’i shmangën udhëtimeve për në Turqi, duke theksuar se ata mund të përballen me sulme hakmarrëse ndaj tyre.