E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE merr masa të reja për funksionimin e sistemin financiar



Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Zhan-Klod Trishe, deklaroi dje në Frankfurt se “po bëhet ç’është e mundur për të mbështetur funksionimin e sistemit financiar”. Trishe tha në Kongresin e Bankave, që u zhvillua në Frankfurt, se sfidat me të cilat po përballet bota janë vërtet të frikshme. "Bankat qendrore në përgjithësi dhe ajo europiane në veçanti, brenda kornizës së bashkëpunimit të brendshëm që ne kemi me të gjithë institucionet simotra, po bëjnë ç’është e mundur për të mbështetur funksionimin e sistemit financiar", - tha Trishe. Më herët presidenti i Gjermanisë dhe ish-presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Hërst Këler, tha se çështja e përfitimeve ka përpirë të gjithë sektorin bankar kaq shumë sa është mbyllur një sy përballë rreziqeve apo ato janë injoruar me dashje.

OPEK-u, në dhjetor masa për stabilizimin e tregut

Presidenti i OPEK-ut, ministri algjerian i Energjisë, Chakib Khelil, deklaroi dje se Organizata duhet të merrte një vendim të rëndësishëm gjatë një mbledhjeje të parashikuar për t’u mbajtur më 17 dhjetor në Oran, në Algjeri, për të ndaluar rënien e kursit. “OPEK-u duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të stabilizuar tregun. Nuk mund të stabilizojmë tregun me një vendim si ai që është marrë së fundi",- deklaroi Khelil në Tunizi. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i kompanisë franceze të naftës, “Total”, Christophe De Margerie, e ka konsideruar të drejtë reagimin e OPEK-ut për çmimin e naftës. "OPEK-u nuk mund të mos reagojë, aq më tepër që me çmimin më pak se 50 dollarë për fuçi, një numër i madh vendesh prodhuese nuk do të kenë më të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet", - tha ai.

23 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›