Rama: “Partia Socialiste refuzon të japë konsensusin për reformën në Drejtësi”
Kreu i PS-së: “Kodi Zgjedhor u keqkuptua nga disa forca politike”. Rama: “Nuk do të votojmë për reformën në Drejtësi, sepse Berisha është në konflikt me Drejtësinë”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkon nga qeveria që pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor të përmbushë angazhimet e saj për të realizuar infrastrukturën zgjedhore dhe që është e lidhur kryesisht me shpërndarjen e kartave të identitetit dhe hartimin e regjistrit kombëtar të zgjedhësve. Por Rama gjithashtu ka deklaruar hapur se Partia Socialiste nuk do të bashkëpunojë me qeverinë për realizimin e reformës në Drejtësi. Sipas shefit të selisë rozë, PS-ja do ta refuzojë reformën në Drejtësi për shkak të ngjarjes së Gërdecit dhe për shkak se kryeministri Berisha është në konflikt interesi me Drejtësinë. “Sot, ne nuk mund të shohim dritë në fund të tunelit të këtij procesi kur tuneli është i mbushur me hijet e të vrarëve në Gërdec, me hijet e korrupsioneve skandaloze kudo, e posaçërisht në rrugën ‘Durrës Kukës’, me hijen e sekserit serb të Sali Berishës. Pas këtyre hijeve qëndron një strukturë e tërë interesash që kanë kapur shtetin, që e kanë vënë shtetin në dispozicion të tyre dhe që e kanë bërë të pamundur arritjen në fund të tunelit. Duke pasur Sali Berishën kryeministër reforma në Drejtësi është një prioritet i yni. Për reformën në Drejtësi kemi qenë, jemi e do të jemi të vendosur që të bëjmë atë që duhet që e kërkojë shqiptaret e shqiptarët nga njëra anë, e që e kërkon BE-ja dhe partneri ynë i madh, SHBA, nga ana tjetër, por këtë, me sa duket, do ta duhet ta bëjmë atëherë kur ta drejtojmë vendin pasi të kemi larguar Sali Berishën. Me Sali Berishën kryeministër dhe me fijet që e kanë lidhur të tërin këtë kryeministër nuk mund dot të bëjmë reformë në Drejtësi”, - ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë punimeve që zhvilloi dje Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit.
Kodi Zgjedhor
Rama sqaroi se miratimi i Kodit Zgjedhor nga Partia Socialiste nuk ishte gjë tjetër veçse realizim i detyrës së saj ndaj vendit, për të realizuar një proces të ndershëm zgjedhor në Shqipëri. Kryetari i Partisë Socialiste tha se Kodi Zgjedhor u lexua keq nga disa forca politike dhe shprehu keqardhjen për disa forca politike që udhëhiqen nga mllefi politik. “Unë dua të shpreh këtu keqardhjen për një pjesë të këtyre vështirësive të krijuara, sipas meje, nga një lexim i gabuar. E madje në disa raste nga mosleximi i Kodit të ri Zgjedhor duke bërë që shumë paragjykime apo gjykime qëllimisht të deformuara të krijojnë një paqartësi apo edhe pakënaqësi në një segment të shoqërisë, të cilit unë i adresoj sot shprehjen e vullnetit të plotë të PS-së, të atyre që kanë marrë pjesë në hartimin e Kodit e pa asnjë dyshim të të gjithë deputetëve që e votuan këtë kod, për të mos lejuar cenimin e asnjë vote në çfarëdo drejtimi që ajo votë të shkojë dhe të asnjë subjekti politik në Shqipëri, cilitdo krah që ky subjekt politik, sado i vogël, i përket. E them këtë sepse është shumë e nevojshme që të nënvizohet me zë të lartë që në këtë proces ne jemi udhëhequr nga interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Dua të shpreh keqardhjen për mungesën e etikës dhe tolerancës në raport me ne, në raport me pikëpamjet dhe rolin tone. Dua të nënvizoj se pavarësisht nga kjo dhe paçka se jemi bërë padrejtësisht objektiv i një dyndjeje tërësisht joetike, tërësisht jotolerante me burim një mllef primitiv, ne do të vazhdojmë në rrugën tonë të vetëdijshëm se ky është roli ynë. Njëkohësisht nuk do të pushoj së përsërituri se kjo është koha për të dhënë kontribut patriotik në përmirësimin e procesit politik, në përmirësimin e nivelit të komunikimit politik, në cilësinë e produktit politik”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Detyra e qeverisë
Rama tha se tashmë që Partia Socialiste bashkëpunoi për hir të integrimit të vendit për realizimin e reformës zgjedhore, është detyra e qeverisë “Berisha” që të realizojë angazhimet e saj për garantimin e infrastrukturës zgjedhore, si kartat e identitetit dhe regjistrin kombëtar të zgjedhësve, “Sali Berisha dhe qeveria e tij tani duhet të bëjnë detyrën e tyre të shtëpisë, duke garantuar jetësimin e kësaj reforme të shkruar dhe të miratuar me një konsensus të gjerë nga Parlamenti i vendit. Duke mundësuar regjistrin kombëtar të zgjedhësve si dhe kartat e identitetit, pa të cilat nuk mund të ketë jo zgjedhje të lira dhe të ndershme, po as thjesht zgjedhje. Në këtë aspekt ne do të jemi jashtëzakonisht kërkues dhe tërësisht intranzigjent, për asnjë arsye”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
23 Nentor 2008