E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRATISLAVË – Sllovakia e klasifikon atentatin ndaj Ficos si akt terrorist

BRATISLAVË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Autoritetet sllovake e klasifikojnë përpjekjen për të vrarë kryeministrin Robert Fico si një akt terrorist dhe jo si një atentat, deklaroi prokurori i përgjithshëm, Maros Zilinka.

Fajtori tani përballet me burgim të përjetshëm për krimin e kryer në maj dhe kushdo që shpreh miratimin publik për krimin mund të dënohet me burgim sipas klasifikimit të ri.

Fico, një populist i krahut të majtë, u plagos rëndë pasi u qëllua disa herë nga një kundërshtar i qeverisë ndërsa doli për t’u bashkuar me mbështetësit që prisnin pas një takimi të qeverisë në qytetin e vogël, Handlova.

Sulmuesi, i arrestuar menjëherë më pas, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.

Gjatë marrjes në pyetje në polici ai tha se ishte i motivuar nga urrejtja ndaj Ficos dhe politikave të tij të qeverisë, sipas një dokumenti gjyqësor./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›