BREAKING VIEWS
Kanë kaluar 10 vjet që nga koha kur shoqëria "Uji i Ftohtë Tepelenë" sh.p.k, ka filluar ambalazhimin e ujit mineral natyral "Tepelena". Me këtë rast, administratori i vetëm i shoqërisë ing. Luciano Cirillo, në konferencën e shtypit të organizuar në datën 15 maj, ka ilustruar rezultatet e arritura gjatë këtyre 10 viteve. Pas paraqitjes së sukseseve të arritura në tregun shqiptar dhe evidentimit të prezencës së ujit "Tepelena" edhe në tregje të ndryshme të huaja (Itali, Angli, Greqi, Kosovë), administratori i vetëm ka dashur të nënvizojë karakteristikat dhe cilësinë e ujit "Tepelena", duke e krahasuar me ujërat më të njohura që importohen në Shqipëri. Uji "Tepelena" që nga viti 2002, ka marrë të gjitha autorizimet e nevojshme nga Komuniteti Evropian, si dhe ka ngritur sistemin e sigurisë për t‘i garantuar konsumatorit një produkt gjithmonë cilësor.
Kjo është ndjekur nga prezantimi i linjës se re të shisheve PET, re-styling i markës dhe i etiketës. Uji "Tepelena" pas lançimit në 2007 në treg të ujit të aromatizuar me shije limoni, ka përgatitur për 2008 një konfeksion të ri, formatin 0,75 litra sport cap. Administratori ka përfunduar konferencën për shtyp me një ftesë për të marrë pjesë në festën e madhe që do të organizohet gjatë gjithë ditës 24 maj në qytetin e Tepelenës. Festë, e cila do të mbyllet me një koncert live.