"Ju tregoj jetën e një jetimi"
Jetim nuk quhet vetëm një person që mbetet pa nënë ose pa baba. Jetim quhet edhe ai që mund t‘i ketë të dy, por nuk jeton dot me ta. Pamundësia për të rritur fëmijët e tu, mund të interpretohet në mënyra të ndryshme nga secili, madje në 90 për qind prindërit që lënë fëmijët në jetimore paragjykohen shumë ashpër. Pavarësisht paragjykimeve dhe zgjidhjes për t‘u rritur në institucione shtetërore dhe jo në familje, jetimët i pranojnë zgjedhjet e prindërve njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë. Ata takohen me ta, bisedojnë, ndonjëherë shkojnë edhe në familjet ku jetojnë të afërmit e tyre. Ashtu siç thonë edhe vetë, jeta e një jetimi nuk është e veshur me lot, me ashpërsi apo me diskutime për zgjedhjet e prindërve.
"Ne jemi njësoj si të gjithë të tjerët, jemi të barabartë, kemi dëshira, ambicie plane", thotë Brikena. Në fakt, ashtu duket, sikur janë të gjithë të barabartë. Ose të paktën kur kthehen nga shkolla kthehen në institut me të njëjtin gëzim, sikur shkelin të gjithë fëmijët parmakun e derës së shtëpisë pas orës së 6-të të mësimit. Brikena jeton në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli", bashkë me vëllain dhe motrën. Është 13 vjeç dhe mëson në shkollën "Osman Myderizi". Shoqja e saj e ngushtë quhet Mbaresa, janë të dyja moshatare. Brikena është një vajzë e gjatë, bukuroshe, me sy jeshile, me flokë të zinj. Vishet me ngjyra. Shtëpia "Zyber Hallulli" e ka prezantuese në të gjitha aktivitetet që organizon. "Kam shumë dëshirë të bëhem balerinë, po kjo dëshirë e di që nuk do të më plotësohet. Si profesion kam qejf të bëhem mjeke", thotë me zë të ulët. Duket sikur nuk do ta ngrejë zërin derisa ta plotësojë këtë dëshirë të guximshme. Kur e pyesim se si është dita e saj, si e organizojnë kohën fëmijët e "Zyber Hallullit", ajo thotë se çdo gjë është e organizuar në këtë shtëpi. "Në mëngjes zgjohemi në orën 6:30, lahemi, rregullohemi pastaj shkojmë në mensë të hamë bukë. Dalim në oborr luajmë e më pas marrim çantat për të shkuar në shkollë", tregon Brikena. Shkolla 9-vjeçare "Osman Myderizi", që ndodhet dhe afër shtëpisë së fëmijës pret pothuajse të gjithë fëmijët e saj. Por në rastet kur jetimët e kësaj shtëpie mbarojnë me rezultate të shkëlqyera ato dërgohen në shkolla private. "Në shkollë nisim mësimin në orën 8, ka ditë që bëjmë 5 ose 6 orë. Në pushimin e madh dalim të blejmë diçka, është kjo mënyra që shpenzojmë paratë", tregon 13-vjeçarja. Ajo thotë se secili prej tyre ka një "rrogë" prej 10 mijë lekësh të vjetra në muaj. "Pas mësimit, kthehemi në shtëpi, hamë drekën dhe kemi kohë të lirë. Më pas kemi kohën e studimit. Pasi lahemi dhe hamë darkën, shkojmë në bibliotekë aty mund të lexojmë, mund të vizatojmë ose të kërcejmë me magnetofon", tregon Brikena. Kur e pyesim se cili është libri që i pëlqen thotë: "kam lexuar një libër ‘Lamtumirë guaska ime‘. Guaska kishte qenë një fëmijë jetim, që në një ditë të trishtueshme i kishte kërkuar ndihmë detit dhe ai e kishte kthyer në një guaskë", thotë Brikena. Duke treguar më tej ngjarjen e librit, që i ka mbetur në mendje, rrëfen shkurtimisht esencën e ndodhisë: "guaskën e gjen në det një vajzë e cila kishte një familje, por prindërit e saj po ndaheshin dhe ajo vuante shumë. Guaska e ndihmon vajzën që të kalojë problemin, ndërsa vajza e ndihmon guaskën që të bindet se në jetë ka probleme, vuajtje po ia vlen të jetosh, dhe më mirë të jesh njeri sesa një guaskë", thotë Brikena. Fundi i librit, tregon se guaska që kthehet në njeri, nis jetën në një familje të re. Ky libër që gjendet në bibliotekën e "Zyber Hallullit" është një mesazh për të gjithë jetimët, që herët apo vonë, e gjejnë, e krijojnë dhe jetojnë në një familje. Në ditën kombëtare të jetimëve, Brikena do të japë një mesazh: "Ne jetojmë njësoj si gjithë të tjerët, jemi të barabartë, kemi dëshira, plane, ambicie". Mesazhi në këtë ditë: "secili e ka familjen në zemër".
Libri
"Lamtumirë guaska ime"
Nuk dihet se kush e ka sjellë atë në bibliotekë. Por mund të jetë libri i preferuar për shumë fëmijë që nuk jetojnë me prindërit e tyre. "Lamtumirë guaska ime", ndodhet në njërin nga raftet e bibliotekës në shkollën "Zyber Hallulli". Subjekti i librit është afër historive të jetimëve, e për këtë mesazhet e "ndodhisë", zgjidhjet apo sugjerimet për jetën janë të vlefshme për të gjithë fëmijët. Njeriu mund ta humbasë familjen, mund të mos e njohë atë, mund të gjendet edhe pa dashur në një "shtëpi të përbashkët". "Arsimi, formimi, ndonjëherë edhe fati mund t‘i rezervojë secilit prej këtyre fëmijëve një të ardhme po aq të mirë sa edhe fëmijëve të tjerë. Por derisa të arrijnë ta kuptojnë këtë dhe shumë mësime të jetës këtyre fëmijëve u nevojiten mësues, kujdestarë të dashur, të mirë. Këtyre fëmijëve u nevojiten edhe prindërit që pavarësisht çdo gjëje mund t‘u japin dashurinë që meritojnë", thonë punonjëset sociale.
Sipas tyre, shumica e fëmijëve jetimë, janë të qetë, por ka raste kur bëhen agresivë, ndonjëri mund të jetë edhe pak më problematik, por të gjitha këto mund të rregullohen. Punonjëset sociale tregojnë se pavarësisht ngjarjeve, jetimët kanë dëshirë të takohen me prindërit të bisedojnë dhe të mos i mohojnë ata edhe pse jetojnë në shtëpinë e fëmijës.
Dita
Jetimët organizojnë
shfaqje në ditën e tyre
Sot, në ditën e jetimëve, fëmijët e shkollës "Zyber Hallulli" do të organizojnë një aktivitet në fshatin Ibë. Mësueset e tyre, kujdestaret e ndihmuara edhe nga administrata e shkollës kanë vendosur të japin një shfaqje, të organizojnë një drekë ndryshe nga ato të përditshmet e mbi të gjitha të kalojnë ndryshe një nga ditët e javës. "Do të japin shfaqje në një amfiteatër të vogël, e kanë organizuar vetë, do të ketë lojëra, do të shtrohet një drekë dhe do të jetë një ditë pushimi", sqaroi nëndrejtoresha e shtëpisë së fëmijës, "Zyber Hallulli". Fëmijët, herë pas here dalin për ekskursione, shkojnë në plazh, apo kalojnë pushimet e verës jashtë ambienteve të shkollës. Ndërkaq, rregullat janë shumë të forta, në rast se njëri nga fëmijët e kësaj shtëpie duhet të dalë jashtë, për një xhiro, për një kafe apo aktivitet tjetër, duhet të ketë patjetër një shoqërues.