Gjykata Administrative flet deputeti Enkelejd Alibeaj
Propozimet e ofruar nga Partia Socialiste mbi draftin e paraqitur nga qeveria për ngritjen e Gjykatës Administrative, nuk sjellin ndryshime të mëdha nga projektligji fillestar. Kështu ka deklaruar anëtari demokrat i Komisionit parlamentar të Ligjeve, deputeti Enkelejd Alibeaj. Madje, ai sjell në vëmendje se ndryshimet e kërkuara nga socialistët nuk kanë diferencë edhe në raport me projektin i cili ishte gati të votohej në mars të vitit 2009, por që nuk u arrit për shkak të bojkotit parlamentar të opozitës.
Komisioni i Ligjeve ka nisur tashmë shqyrtimin nen për nen të projektligjit. Komisioneri Alibeaj, duke marrë në konsideratë ecurinë e diskutimeve që bëhen në Komsiion, bën edhe një parashikim se kur drafti final mund të jetë gati për votim në seancë plenare.
Projektligji për Gjykatën Administrative, vlerësohet si tepër i rëndësishëm. Bojkoti që i bëri opozita miratimit të ligjit pranverën e vitit 2009, solli humbjen e 16 milionë dollarëve, ndihmë nga qeveria amerikane, qëllimi i të cilave ishte pikërisht ngritja e Gjykatave.