E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia hedh gjysmë miliardi dollarë në Abkhazi

Rusia do të shpenzojë rreth
500 miliardë dollarë vitin
ardhshëm për të riforcuar
dhe pajisur bazat e saj në rajonin
e Abkhazisë. Kjo u bë e ditur
nga Kryeministri rus, Putin i
cili bëri një vizitë të papritur
në rajonin e Abkhazisë, duke u
zotuar për 500 milionë dollarë në
fushën e mbrojtjes në enklavën
e mbështetur nga Moska. Rusia
njohu Abkhazinë dhe Osetinë e
Jugut si shtete të pavarura një vit
më parë pas konfl iktit disaditor
në Gjeorgji. Që prej asaj kohe,
sidomos me rastin e përvjetorit
të parë të luftës, tensionet janë
rritur shumë në kufijtë mes
rajoneve dhe Gjeorgjisë, duke
bërë frikën e rifillimit të një
konflikti shumë të dukshme.
"Me lidershipin aktual gjeorgjian
nuk mund të përjashtohet asnjë
skenar", deklaroi Putin në një intervistë
për televizionin abkhaz
kur e pyetën se a mendonte se
konflikti mund të përsëritej.
Putin mbërriti në këtë rajon me
helikopter dhe në mënyrë të papritur.
"Ne do të bëjmë përpjekjet
e nevojshme së bashku për të
ndërtuar një mbrojtës modern
të kufi rit", tha Putin në intervistë.
Për Kryeministrin e Rusisë,
kjo është një garanci shumë e
rëndësishme për sigurinë e Abkhazisë
dhe Osetisë. Ndërkohë,
pjesa tjetër e botës, përveç vetë
Rusisë dhe Nikaraguas, e konsiderojnë
sërish Osetinë e Jugut
si pjesë të Gjeorgjisë, edhe pse
Rusia ka vendosur shumë trupa
ushtarake në rajon dhe ka baza të
fuqishme ushtarake në të dy enklavat.
Për Putin, Abkhazia duhet
të njihet nga të tjerë përveç
Rusisë. Ndër të tjera, ai nxiti
biznesin rus që të investonte në
këtë rajon. Bashkimi Europian,
muajin e kaluar kritikoi vizitën
e Medvedevit, Presidentit rus në
Osetinë e Jugut dhe tha se organizata
do të mbështeste vazhdimisht
sovranitetin territorial të
Gjeorgjisë. Shtetet e Bashkuara
kanë bërë thirrje gjithashtu për
një respektim të sovranitetit territorial
të Gjeorgjisë. Sipas disa
korrespondentëve perëndimorë,
Putin, është pritur si hero nga
të afërmit e atyre që humbën
jetën në luftën e viteve 1992-
1993 mes separatistëve abkhazë
dhe qeverisë gjeorgjiane. Disa
madje e kanë cilësuar Putinin
"engjëll mbrojtës" dhe e kanë
falënderuar për ndërhyrjen ndaj
Gjeorgjisë. Putin e nisi vizitën
pasi vendosi një kurorë me lule
në memorialin e atyre që ranë në
luftën e parë. Për sa i përket qeverisë
abkhaze, ajo dëshiron që
Moska të hapë një bazë anijesh
në jug të Sukhumit, që mund të
ishte një vend i mirë për fl otën
ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›