BRUKSEL – Kallas kërkon miliarda euro për municione për Ukrainën

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-ANSA/ – Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u bëri thirrje vendeve anëtare të ndajnë pesë miliardë euro (5,4 miliardë dollarë) për të furnizuar ushtrinë ukrainase me municione.
Duke folur në samitin e BE-së në Bruksel, Kallas tha se ”të ndihmosh Ukrainën të zmbrapsë sulmet e Rusisë kërkon jo vetëm fjalë, por edhe vepra”.
Kallas fillimisht prezantoi një plan që përfshinte premtime për ndihmë ushtarake evropiane për Ukrainën në një total prej 20-40 miliardë euro në vit, por ai nuk mori mbështetje të mjaftueshme nga vendet anëtare, pjesërisht për shkak të niveleve të larta të borxhit në shumë vende të BE-së.
Lidhur me bisedimet e samitit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kallas tha se ”mezi pret të dëgjojë më shumë rreth bisedimeve të tij të fundit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump”.
Ai tha se mirëpriti ngrohtësisht njoftimin e Trump se Shtetet e Bashkuara do të kërkonin të blinin sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, duke thënë se kjo ishte me rëndësi të madhe./ /os/