SHBA – Trump: Planifikojmë të dërgojmë njerëz në Mars

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Në fjalimin e tij inaugurues, presidenti i ri i SHBA-së Donald Trump njoftoi planin për dërgimin e njerëzve në Mars.
Një nga këshilltarët më të afërt të Trump është miliarderi i teknologjisë Elon Musk, kompania hapësinore e të cilit “SpaceX” ka pasur prej kohësh synimin për të çuar njerëzit në Mars.
Musk, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit në Kapitol të SHBA-se, u pa duke buzëqeshur gjerësisht pas njoftimit të Trump.
“SHBA-ja do ta shohi veten edhe një herë si një komb në rritje”, tha Trump.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta konsiderojnë veten një komb në rritje, një komb që rrit pasurinë tonë, zgjeron territorin tonë, ndërton qytetet tona, ngre pritshmëritë tona dhe ngre flamurin tonë në horizonte të reja dhe të bukura”, shtoi ai.
Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.
Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.
“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues.
“Unë thjesht do ta vendos Amerikën të parën”, shtoi Trump. //a.i/