E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: 2 595 punëkërkues më shumë në zyrat e punës

17/12/2008  Tremujori i dytë i vitit

Në zyrat e punës janë shtuar punëkërkuesit sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë të vitit. Kjo krahasuar me vitin e kaluar. Edhe pse numri i punëkërkuesve afatgjatë ka ardhur duke rënë. “Në zyrën e punësimit janë regjistruar 2 595 persona më shumë se në tremujorin e parë të vitit dhe 631 më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Punësimi në sektorin shtetëror vijoi të binte, ndërsa sektori privat regjistroi rritje të numrit të të punësuarve me kontribues kryesorë sektorin e industrisë dhe të ndërtimit”, - theksoi raporti i BSH-së. Sipas të dhënave më të fundit, numri i përgjithshëm i personave të regjistruar në forcat e punës gjatë tremujorit të parë të vitit 2008 arriti në 1,080.1 mijë persona ose 1,714 persona më pak, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kjo rënie, sipas ekspertëve, ka ardhur kryesisht si pasojë e regjistrimit të një numri më të ulët punëkërkuesish (rreth 2,012 persona), duke pasqyruar një rënie me ritme më të shpejta të numrit të të papunëve sesa rritja e numrit të të punësuarve. Numri i të punësuarve në fund të tremujorit të parë të vitit, regjistroi vlerën 939.3 mijë persona. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me rreth 648 persona, ndërkohë që sektori shtetëror regjistroi një rënie me rreth 350 persona. Kontributin kryesor në rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin privat e kanë dhënë aktiviteti tregtar, sektori i ndërtimit dhe ai i industrisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›