Makinat me “borxhe”, amnistia do të vijojë deri në prill
17/12/2008 Drejtoritë e qarkullimit njoftojnë drejtuesit e automjeteve
Drejtoritë e qarkullimit rrugor kanë nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për gjobat e pashlyera. Amnistia ose falja e këtyre detyrimeve në këmbim të pagesës së taksës vjetore do të zgjasë deri në prill. Me qëllim vjeljen e këtyre pagesave, pra taksës së regjistrimit të përvitshëm dhe taksën vjetore, për të gjithë të interesuarit Drejtoria e Qarkullimit Rrugor ka njoftuar afatet dhe përfitimet. Ata pronarë mjetesh që janë në qarkullim dhe nuk kanë paguar taksën vjetore të qarkullimit rrugor dhe taksën e regjistrimit të përvitshëm dhe sipas këtij vendimi do të kryejnë pagesat përkatëse të detyrimeve për vitin 2008 brenda afatit kohor të përcaktuar në ligj, nuk do të paguajnë taksat e prapambetura. “Pronarët e mjeteve, që janë në qarkullim, që nuk kryejnë veprimet përkatëse të pagesës së detyrimeve të vitit 2008, brenda afatit kohor të përcaktuar në ligj, të paguajnë të gjitha taksat e prapambetura të mjetit. Gjithashtu, ndaj këtyre pronarëve nuk do të kryhet asnjë veprim nga DRSHTRR-të, për mjetet e tjera në pronësi të tyre, deri në shlyerjen e plotë të taksave të prapambetura”, – thekson vendimi i Qeverisë. Por për mjetet që nuk janë në qarkullim, drejtoritë rajonale do të çregjistrojnë mjetin, brenda afatit kohor. Ata duhet të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, për shkatërrimin, bërjen skrap ose eksportimin përfundimtar, jashtë shtetit, të mjetit, certifikatën e pronësisë, lejen e qarkullimit dhe targat e mjetit. Kur pronarët nuk kanë certifikatë pronësie, leje qarkullimi, targë, këto drejtori do të bëjnë çregjistrimin e mjetit rrugor, brenda afatit kohor të përcaktuar në ligj, pasi subjekti të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit. Ato duhet të parashikojnë shkatërrimin, bërjen skrap ose eksportimin përfundimtar jashtë shtetit të mjetit, mungesën e certifikatës së pronësisë, mungesën e lejes së qarkullimit si dhe mungesën e targave në formular.