BSH: 85% e totalit të kredive është marrë nga bizneset
TIRANE- Bizneset mbeten klientët e preferuar të bankave. Kjo do të thotë që pjesa dërrmuese e kredive që sistemi bankar ka dhënë ka shkuar për sipërmarrjen private. Por kreditë që biznesi ka marrë pranë bankave nuk i ka përdorur për investime por për likuiditet, e thënë ndryshe për të paguar punëtorët, për të blerë lënden e parë dhe shpenzime të tjera të aktivitetit të përditshëm për të mbijetuar në treg.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se 85% e totalit të kredisë që ka dhënë sistemi bankar ka shkuar për sipërmarjen private. Ndërsa kredia për investime afatgjata paraqitet e reduktuar, një tregues ky i problemeve financiare me të cilat përballet biznesi.
Rënie ka pësuar edhe kredia e dhënë për individët, kryesisht si pasojë e tkurrjes së kredisë për konsum.
Banka e Shqipërisë vlerëson se gjatë muajit shtator kredia për shtëpi dhënë qytetarëve vazhdon të ruajë ritme pozitive duke mbetur në nivelin 5% në terma vjetorë.
Një tjetër dukuri që vërehet në aktivitetin kreditues të bankave, është preferenca e tyre për të dhënë kredi me afte të shkurtëra kohore. Ekspertët shpjegojnë se kjo është pjesë e politikave shtrënguese që po zbaton sistemi ynë bankar për t"u mbrojtur nga efektet e krizës financiare globale.
Banka e Shqipërisë ka konstatuar se gjatë muajve të fundit pjesa më e madhe e kredisë së re është dhënë me afate të shkurtëra maturimi duke reflektuar edhe pasigurinë e agjentëve ekonomikë për tu angazhuar në kredidhënie afatgjatë.
(e.n/News24/BalkanWeb)