E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Fushë Krujë, roja i fabrikës së çimentos qëllon 17-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fabrikën e vjetër të çimentos në Fushë Krujë. A. Z. 17 vjeç, banor i fshatit Zallë ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme, teksa ishte futur në ambjentet e brendshme të fabrikës. Roja Mark Rica nga Thumana e Krujës ka pikasur 17 vjeçarin dhe ka qelluar në ajër me armën tip kallashnikov, të cilën e kishte për të ruajtur ambjentet e fabrikës por nga të dhënat plumbat kanë bërë rikoshet dhe kanë rënë në trupin e viktimës, duke i shkaktuar plagë të rënda. Menjëherë roja ka lajmëruar policinë dhe ka marrë të plagosurin për ta dërguar në spitalin ushtarak, por ai ka gjetur vdekjen. Roja më pasë është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë, ku është marrë në pyetje nga blutë e Krujës për të sqaruar rrethanat e vrasjes së 17 vjecarit. Mbetet për t'u sqaruar nga ekspertët e Krujës për shkaqet e vrasjes së 17 vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›