BSH: Bankat të ruajnë likuiditete për rreziqet
Një rregullore e re e Bankës së Shqipërisë i ngarkoi bankave detyrimin të investojnë një pjesë të parave të veta në asete likuide, në mënyrë që të kenë mundësi të përballojnë kriza afatshkurtra në flukset hyrëse financiare. Rregullorja u publikua së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe sanksionon që bankat të investojnë në asete likuide jo më pak se 20 për qind të detyrimeve të tyre me afat maturimi më pak se një vit. Rregullorja i detyron gjithashtu bankat të hartojnë plane për përballimin e krizave të mundshme në të ardhmen. Rregullorja ngushton hapësirën e veprimit të bankave dhe ndoshta mund të prekë edhe rentabilitetin e tyre, sipas ekspertëve.
Bankat në Shqipëri u përballën me një krizë disamujore likuiditeti gjatë këtij viti, kur një pjesë e depozitave u tërhoqën si pasojë e panikut të krijuar nga kriza ndërkombëtare. Bankat iu drejtuan Bankës së Shqipërisë për të marrë borxhe me qëllim likuidimin e detyrimeve të veta. Vetë BSH uli interesin me të cilin ia ofron borxhet bankave dhe lehtësoi procedurat, por BSH mbeti e pakënaqur nga mungesa e përpjekjeve mes bankave për të menaxhuar likuiditetin e vet pa ndihmën e kredive të BSH. Në një rast, BSH ndërpreu pranimin e depozitave njëditore si masë ndëshkimore. Por së fundmi, miratoi edhe një rregullore që i detyron bankat të mos shohin vetëm për të gjetur mundësinë më të mirë për të investuar fondet e veta, por edhe të gjejnë mundësitë për të shlyer detyrimet pa ndihmën e BSH. Bankat i fitojnë pjesën më të madhe të parave nga investimi i depozitave rrjedhëse apo me afat maturimi të shkurtër, për të cilat paguhet shumë pak interes. Por BSH kërkon që, përveç objektivit të fitimit të parave, bankat duhet të mendojnë edhe për rastin kur depozitat afatshkurtra mund të tërhiqen papritur.
Sipas rregullores, bankat duhet të investojnë një pjesë të parave në asete likuide, ku përfshihen bonot e thesarit dhe tituj të tjerë borxhesh, të cilat quhen likuide për shkak se mund të shiten në çdo kohë kur bankat të kenë nevojë. Bankat do të duhet të raportojnë te Banka Qendrore situatat e tyre të likuiditetit. Rregullorja e re është edhe një masë tërheqjeje nga politika liberale e ndjekur nga BSH gjatë vitit të fundit.