Kriza, bankat shkurtojnë 90 vende pune
Bankat e nivelit të dytë kanë shkurtuar një sasi të vogël vendesh pune gjatë gjashtë muajve të fundit, pjesërisht si pasojë e efekteve të krizës dhe pjesërisht si pasojë e përfundimit të fazës së ekspansionit të këtij biznesi. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, në fund të shtatorit, sistemi bankar kishte rreth 6460 të punësuar, ndërkohë që në mars, të punësuarit qenë rreth 6550. Të dhënat janë të përafërta për shkak se disa banka të vogla nuk e kanë publikuar numrin e të punësuarve. Nga të dhënat e publikuara, pesë banka raportuan ulje të numrit të të punësuarve, shtatë raportuan rritje, ndërsa për katër banka mungojnë të dhënat.
Sistemi bankar shqiptar ka qenë në ekspansion të plotë gjatë dekadës së fundit dhe numri i të punësuarve është shumëfishuar. Studentët e ekonomiksit gjatë viteve të shkuara qenë mësuar të rekrutoheshin nga bankat që para se të diplomoheshin, por gjatë dy-tre viteve të fundit, situata ka ndryshuar dhe për këtë profesion ka më pak mundësi punësimi. Këtë vit, fitimet e bankave u tkurrën me dhjetë herë më pak në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa ulja e volumit të punës në sektorin e kreditimit i shtyu një pjesë të bankave të mos nxitohen në punësimet e reja. Megjithatë, numri i të punësuarve në banka është ulur me më pak se 1.4 për qind.
Në tërësi, volumi i biznesit të bankave ka ardhur në rënie gjatë këtij viti. Shqiptarët kanë dorëzuar apo nuk kanë rinovuar pothuajse një të tretën e kartave të debitit që patën tërhequr vitet e shkuara, ndërsa edhe transaksionet me anë të kartave kanë shënuar një rënie mbi 30 për qind gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti.
Bankat në Shqipëri shënuan një normë kthimi nga kapitali i vet (ROI sipas akronimit në anglisht) prej 1.79 përqindësh, ndërkohë që një vit më parë, ky tregues ishte 16.33 për qind. Ky është treguesi se sa para kanë fituar pronarët e bankave në raport me investimin e vet. Dy vite më parë, sistemi bankar arrinte të fitonte deri në 20 për qind në vit, ndërsa sot fitimet janë tkurrur në minimum.
Kriza ka shkaktuar një valë të konsiderueshme pushimesh nga puna gjatë këtij viti në Shqipëri, gjë që është pasqyruar pjesshëm në numrin e të punësuarve total, por nuk është pasqyruar fare në nivelin e papunësisë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë periudhës janar-qershor, pati rënie neto të të punësuarve në sektorin jobujqësor me 1200 vetë. Numri i të punësuarve nuk shënoi rritje, pavarësisht se nga buxheti i shtetit dolën disa qindra milionë euro investime shtesë, të cilat duhej të kishin punësuar më shumë njerëz.