E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Do forcohet mbikqyrja mbi sistemin bankar

TIRANE- Edhe pse sistemi bankar në vend konsiderohet i sigurtë dhe i shëndoshë financiarisht, Banka e Shqipërisë do të forcojë mbikqyrjen për të garantuar qytetarët dhe mbrojtur tregun nga cdo rrezik. Kjo edhe për faktin se sistemi ynë bankar është pjesë e sistemit financair global. Pjesa dërrmuese e bankave tregtare që ofrojnë shërbimet në vendin tonë janë më kapital të huaj.

“ Banka e Shqipërisë i ka kushtuar një vëmendje të vecantë stabilitetit financair nëpërmjet ushtrimit të një mbikqyrje efektive të orjentuar drejt rrezikut ndaj institucioneve që ajo licenson dhe njëkohësisht mbikqyr. Gjithashtu në fokusin e e mbikqyrjes efektive qëndron rëndësia që i jepet nxitjes së konkurencës dhe mbrojtjes së interesave të klientit. Parimi i financave të përgjegjshme është ushtruar përmes mbikqyrjes bankare të kujdeshme monetare dhe njëkohësisht atë fiskale“ u shpreh Fullani.

Këto deklarata Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i bëri gjatë konferencës për financat e përgjegjshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›