E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, takimi Hyseni-Brajënt: Luftoni korrupsionin

PRISHTINë- “Britania do të ndihmojë përpjekjet e Kosovës për njohje më të gjerë ndërkombëtare si dhe për pjesëmarrjen në takimet rajonale e ndërkombëtare. Kemi diskutuar nevojën e Kosovës për përmirësimin e qeverisjes, për të marrë hapa konkrete në luftën kundër korrupsionit si dhe të adresojë sfidat ekonomike”, ka deklaruar Kris Brajënt, ministër për Evropën në Ministrinë e Jashtme Britanike.

Deklarata u bë pas takimit që Brajënt pati me ministrin e jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni. Gjatë takimi Hyseni-Brajënt, i pranishëm për një periudhë kohe, ishte dhe shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Milibend.

Brajënt ka theksuar se në takimin me ministrin Hyseni u diskutua dhe mundësia për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›