Cervenkovski: Gruevski asnjë investim për 4 vjet
SHKUP- Fronti i bashkuar opozitar që kohë më parë u formua nga 12 parti politike, i udhëhequr nga LSDM-ja e Branko Cervenkovskit, ka filluar fushatën e takimeve me qytetarët.
Nga Kumanova lideri i LSDM-së akuzoi Gruevskin dhe partinë e tij se nuk kanë guxim të ballafaqohen me realitetin e ri në vend. Cervenkovski akuzoi kryeministrin Gruevski se po manipulon me qytetarët pasi për 4 vite në pushtet nuk ka investuar asgjë në Maqedoni.
“Kjo Qeverisje sot në Maqedoni, udhëheq me frikë, me terror. Ata janë të vetëdijshëm se tashmë populli e din se politika e tyre nuk ka rezultate, është e humbur edhe pikërisht për këtë logjika e tyre është se nëse nuk na doni, keni për t’u na frikuar. Nga ana tjetër pikërisht këta njerëz që dëshirojnë tërë popullin ta mbajnë në frikë, janë frikacakët më të mëdhenj”, deklaroi Cervenkovski.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)