Korcë, nis hetimi për skandalin e vizave greke
KORCE- Nis hetimi për skandalin e vizave greke në Korcë dhe pagesat e ndihmave ekonomike nga shteti grek. Hetimi nga policia e Korcës dhe Prokuroria e këtij rrethi ka nisur një ditë pas shpërthimit të skandalit, ku pati edhe një perleshje fizike mes kreut të shkarkuar për abuzime Spiro Lici dhe atij të emëruar nga organizata e minoritetit grek, OMONIA, Naum Disho.
Shkarkimi i Licit u bë pasi konusllata greke e Korcës i kërkoi organizatës minoritare OMONIA largimin nga detyra për abuzime me vizat, ndihmat ekonomike, madje edhe tranferta të tjera monetare.
Ndërkohë mëngjesin e kësja të marte në dyert e OMONI-s në Korcë janë dyndur disa dhjetëra qytetarë të ndryshem të cilët kanë kerkuar t’ju kthehen paratë për dokumentat e premtuara nga Lici.
(e.n/News24/BalkanWeb)