E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo” ciftit të lesbikeve në ballo, anulohet festa

SHBA –Kërkesa e një vajze për të shkuar në ballon e fundvitit në shkollë bashkë me të dashurën e saj, ka përcarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbrëmja e programuar për në 2 prill në Mississippi është anuluar pasi Constance McMillen ka bërë kërkesë për tu paraqitur bashkë me të dashurën e saj, e veshur si djalë dhe cështja ka përfunduar në gjykatë.

Vendimi për anulimin e mbrëmjes i marrë nga shkolla “Agricultural High School” ka ngjallur reagimin e Unionit për të Drejtat Civile.
“Jam cilesuar me epitete nga më të ndryshmet , jam bombarduar nga 4000 mail-e të mbushura me mllef dhe ofendime”, tha para gjykatëses zv/drejtori i shkollës.
Gjykata duhet të vendosë sa më shpejt cka do të bëhet me mbrëmjen, pasi festa e shumëpritur e shkollës është programuar për në datën 2 prill.

Constance McMilleni kishte kërkuar që në muajin dhjetor të merrte pjesë në festë bashkë me të dashurën, por kishte marrë një përgjigje negative nga përgjegjësit e institucionit. Më pas drejtuesit u rimenduam dhe vendosën që vajzat të ishin të pranishme në ballo por me kusht që të mos kërcenin bashkë e të mos kapeshin prej dore me njëra tjetrën.

Pas kësaj, lajmi ka bërë xhiron e botës. Në fakt vajza ka mbështetjen e fortë të së ëmës (edhe ajo lesbike) dhe sëbashku kanë qenë protagoniste në programin e famshëm të Ellen DeGeneres.

Rasti po diskutohet gjerësisht edhe në Facebook. Grupi “Lejoni Costancën të marrë në mbrëmje të dashurën” ka më tepër se 390 mijë fansa, ndërsa faqja personale e Costancës mbi 9 mijë të tillë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›