Vetedeklarimi i të ardhurave, biznesi po has probleme
TIRANE- Një problem që po has sot biznesi është cështja e vetëdeklarimit të të ardhurave. Ky problem është bërë i ditur në një takim të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe drejtoreshën e Tatim Taksave në Bashkinë e Tiranës, Belinda Ikonomi.
Sipas Ikonomit, rreth 33% e bizneseve që kanë dorëzuar vetëdeklarimin e të ardhurave për 2009-ën kanë dorëzuar të ardhura më të ulta se 2008-a dhe ky është një sinjal negative për planin buxhetor të Bashkisë së Tiranës.
“Vetëm për vitin 2009 janë pranuar rreth 6300 vetëdeklarata dhe vëmë re që gati 38% e këtyre vetëdeklaratave paraqesin një nivel më të ulët se viti 2008 . Këtë efekt negative ne jëmi përpjekur ta mbulojmë nëpërmjet kontrolleve të cilat nuk kanë vlejtur vetëm për efekt kompensues të të ardhurave por edhe si faktor nxitës për ndërgjegjësimin e bizneseve për mbajtjen e dokumentacionit fiskal” u shpreh Ikonomi.
Një tjetër cështje që ngriti Ikonomi është aplikimi i TVSH-së ku sipas saj, shumë biznese kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë rihapur një aktivitet tjetër vetëm për ti shpëtuar pragut të TVSH-së.
“E kemi vënë re këtë fenomen nga efektet ligjore le të themi të ndërthorta të zbatimit të viteve të fundit. Pas aplikimit të skemës së TVSH-së kemi vënë re se disa biznese e kanë mbyllur biznesin dhe e kanë rihapur me emra të tjerë brenda familjes për të deklaruar një qarkullim më të ulët se sa mbi 5 milionë” tha Ikonomi.
Nga ana tjetër, biznesi i vogël jeton në një mungesë të plotë informacioni . Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk dinë ta plotësojnë formularin dhe aq më pak janë të informuar që duhet të kenë një ekonomist part time , që duhet tu mbajë dokumentacionin dhe në fund një kontabël ligjor që të firmosë bilancin që do të dorëzohet.
(e.n/News24/BalkanWeb)