Kriza financiare prek edhe Donald Trump
Nga Erion Kaçorri
Ndonëse ditëve të fundit, Donald Tramp ka deklaruar se pasuria e tij i kalon 10 miliard dollarët, “Wall Street Journal” deklaron se manjati i ndërtesave është zhytur në borxhe. Për të ndërtuar hotelin e tij superluksoz në Çikago, Donald Tramp ka marrë borxh 1 miliard dollarë të cilat nuk po arrin t’i kthejë.
ÇIKAGO- Kriza financiare që ka përfshirë botën, mund të mos kursejë as miliarderin amerikan Donald Trump i cili sipas “Wall Street Journal” është i zhytur në borxhe. Për të ndërtuar hotelin “Trump International” në Çikago manjati, por edhe drejtuesti i emisionit “The Apprentice”, ka marrë një kredi prej një miliard dollarësh nga tre banka, mes të cilave edhe “Deutche Bank”, para të cilave nuk po arrin t’i shlyejë. Sipas “Wall Street Journal”, 62 vjeçari ka hasur në shumë probleme pasi miliarderët e tjerë me sa duket nuk po i kalojnë pushimet në hotelin e tij superluksoz me 92 kate, kjo për shkak të krizës që ka përfshirë financat dhe me sa duket të pasurit po përpiqen të kursejnë. Donald Trump ka nisur negociatat për të zgjatur afatet e kredisë, por edhe nëse arrin t’ia dalë suksesshëm, sërish borxhet sa vijnë dhe do të rriten për të. Për këtë ndërtesë, Trump ka arritur të sigurojë vetëm 200 milion dollarë fitime nga shitjet, megjithatë ai nuk duket i shqetësuar. Trump shprehet se problemet financiare që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Çikagon nuk do të kenë ndikim në llogaritë e tij, por mediat amerikane konfirmojnë të kundërtën.
(a.r/balkanweb)