E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: “Ekonomia e Shqipërisë funksionon në kushte optimale”



“Sistemi bankar shqiptar është treguar dinamik dhe efektiv në kanalizimin e kursimeve të ekonomisë drejt financimit të prodhimit apo konsumit të qytetarëve dhe ekonomia shqiptare funksionon në kushte optimale”. Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një takim në qytetin e Korçës. Në një forum të hapur kreu i BSH-së shpjegoi situatën më të fundit ekonomiko-financiare në vend, si dhe përpjekjet e Bankës Qendrore për të minimizuar në maksimum efektet negative që gjeneron kriza botërore. “Ky proces është lehtësuar nga stabiliteti makroekonomik, i cili ka mundësuar uljen e perceptimit të rrezikut në ekonomi", - tha Fullani. Kreu i BSH-së përsëriti se "megjithëse ekonomia ndërkombëtare po përjeton një ngërç të papërjetuar më parë në historinë moderne të pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi bankar shqiptar është fitimprurës, i mirëkapitalizuar dhe likuid, çka bën që ekonomia shqiptare të funksionojë në kushte optimale". BSH-ja nëpërmjet takimeve që ka ndërmarrë në rajone të ndryshme të vendit, synon të prekë nga afër zhvillimin ekonomiko-financiar të vendit, si dhe rolin e sistemit bankar në mbështetjen e këtij zhvillimi.

16 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›