PS, apel Berishës dhe Topallit: Tërhiquni për dosjet, po bllokohet integrimi i Shqipërisë
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Leskaj, kërkon moszbatimin e ligjit të dosjeve. PS: Maxhoranca duhet të marrë parasysh shqetësimet e ndërkombëtarëve
Shaban Sulçe
Partia Socialiste u bën apel maxhorancës, kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të reflektojnë dhe të ndryshojnë qëndrim ndaj shqetësimeve të shprehura nga faktori ndërkombëtar në lidhje me ligjin e dosjeve. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, tha se qëndrimi që po mban Berisha dhe Topalli për ligjin e dosjeve po e fusin vendin në një rrugë pa krye dhe po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë. Në emër të deputetëve socialistë dhe në emër të Partisë Socialiste, Leskaj u bëri thirrje Topallit dhe Berishës që të marrin në konsideratë shqetësimet e shprehura nga partnerët ndërkombëtarë. “Jam sot këtu për t'i bërë edhe njëherë thirrje dyshes Berisha – Topalli, të cilët me ligjin për lustrimin po e fusin vendin në një rrugë pa krye. Po e bëjnë këtë me konfliktet e krijuara me institucionet kushtetuese, e për këtë shkak edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët, natyrisht, nuk mund të pranojnë që një vend aspirues për integrim të bëjë standarde të dyfishta. U bënë mbi dy muaj që komuniteti ndërkombëtar i përcjell në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare mesazhin për rishqyrtimin e ligjit të lustracionit, duke e konsideruar atë si antikushtetues”, - tha Leskaj.
Integrimi
Duke komentuar deklaratën e Presidencës së Bashkimit Europian, Leskaj tha se ligji i dosjeve dhe qëndrimi i Berishës dhe Topallit po rrezikojnë seriozisht bllokimin e hapave integrues të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. “Thirrjet kanë qenë si asnjëherë tjetër intensive. Presidenca e BE-së ka bërë të qartë se rrezikohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ndërkohë, kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se ditën e hënë do të miratojë në Kuvend Autoritetin, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Injorimi i qëllimtë nga ana e tandemit Berisha – Topalli, të këtyre mesazheve, duke abuzuar me krimet e së kaluarës komuniste, me qëllimin e vetëm për të mbuluar mëkatet e sotme, kanë vënë në rrezik serioz hapat integrues të Shqipërisë në strukturat euroatlantike”, - vijoi kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Apeli
Duke vijuar më tej, Leskaj tha se Partia Socialiste e konsideron detyrë historike dhe mision kushtetues e kombëtar të kërkojë ndalimin e metodave dhe mentaliteteve komuniste që rrezikojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në emër të PS-së ajo u bëri thirrje Topallit dhe Berishës që të dëgjojnë kritikat e ndërkombëtarëve, të respektojnë Gjykatën Kushtetuese si dhe të marrë parasysh sugjerimet e opozitës ndaj ligjit të dosjeve.
“Ne u bëjmë edhe njëherë thirrje protagonistëve të shkeljes së Kushtetutës të dëgjojnë kritikat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë se Shqipëria nuk mund të hyjë në familjen euroatlantike me mendësitë enveriste të dyshes Berisha – Topalli. Gjithashtu kërkojmë që ata të respektojnë Gjykatën Kushtetuese me atributet që i jep ligji, sepse nuk hyjmë dot në familjen euroatlantike duke u sjellë me të si në republikat e bananeve. Bëjmë apel që Topalli dhe Berisha të reflektojnë ndaj opozitës dhe ne jemi gati të japim një variant kushtetues dhe europian, që ka në themel parimet dhe kriteret e Këshillit të Europës, e ta votojmë atë jo duke e turpëruar, po duke e nderuar Shqipërinë”, - tha kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.
16 Shkurt 2009