Ekonomia në krizë, vazhdon zhvlerësimi i lekut ndaj valutave kryesore
Dollari dhe euroja drejt kuotave më të larta të këmbimit. Zhvlerësimi i lekut ndaj valutave shihet si pasojë e krizës
Ervin KOÇI
Zhvlerësimi i monedhës kombëtare, Lekut, në tregun valutor vendas ndaj monedhave të huaja po vijon me shpejtësi. Ky fenomen tashmë i ka kaluar edhe parashikimet e ekspertëve të ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë, se ky ishte vetëm një “kërcim” momental i kursit të valutave, duke e bërë edhe më serioze situatën. Monedhat kryesore të huaja në tregun shqiptar, dollari amerikan dhe euroja, kanë vazhduar të fitojnë pikë ndaj lekut në shkëmbimet valutore gjatë javës së fundit. Në mesjavën e kaluar, një dollar u ble me 96,9 lekë dhe u shit me 97,4 lekë, ndërsa dje (14 shkurt) një dollar u ble me 100,2 lekë dhe u shit me 100,7 lekë. Nga 87,7 lekë që blihej në fillim të vitit dhe 88,2 lekë që shitej, dollari amerikan rezulton me fitimin e mbi 12,5 pikëve ditët e fundit. Gjatë javës së fundit kjo monedhë ishte në rritje në shkëmbimet valutore ndaj lekut, por dje ajo është forcuar me mbi 3,2 pikë më shumë, kundrejt mesjavës së kaluar. Kuota e arritur nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut është më e larta e këtij viti. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për monedhën europiane, euro, që dje në tregun valutor u ble me 129 lekë dhe u shit me 129,8. Euro arriti në fundjavë kuotën më të lartë gjatë këtij viti, duke fituar terren ndaj monedhës shqiptare dhe duke shkuar në vlerën e saj maksimale. Në krahasim me datën 5 janar, kur një euro u ble me 123,3 lekë dhe u shit me 123,8, dje në tregun valutor të kryeqytetit monedha evropiane rezultoi me fitimin e 6 pikëve që nga fillimi i vitit. Vitin e kaluar dollari arriti kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë, ndërsa euro në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.
Parashikimi i ekspertëve
Ekspertët e ekonomisë janë gjetur të papërgatitur në analizat e tyre ndaj kësaj situate. Ata thonë se luhatjet në kursin e këmbimit që po shoqërohen me zhvlerësimin e lekut ndaj euros dhe dollarit mund të vazhdojnë për një kohë të pacaktuar. Zhvlerësimi i lekut ndaj euros është parë si pasojë e krizës ekonomike globale, e cila po shton presionin mbi ekonominë shqiptare. Për ekspertët e ekonomisë ky fenomen që po ndodh me kursin ka lidhje dhe me strukturën e brendshme të ekonomisë. Ata sugjerojnë se autoritet shtetërore duhet të marrin masa të menjëhershme karshi këtij fenomeni duke hedhur sasi të mëdha valutë në treg e duke ndërhyrë në mbajtjen e stabilitetit në kursin e këmbimit valutor.
Ndikimi tek eksportet
Eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja kanë pësuar një rënie të ndjeshme në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë për një vlerë prej rreth 70 milionë dollarësh eksporte, nga rreth 100 milionë që u shënuan gjatë nëntorit të vitit 2008, ose 23.4 për qind më pak se gjatë nëntorit. Por, sipas statistikave, dhjetori i vitit 2008 ka shënuar një rritje të lehtë prej 4,5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2007. Produkte si, materialet e ndërtimit, energjia, mineralet dhe metalet, e kanë ndjerë më shumë rënien e kërkesës botërore, të cilat sipas grupeve kanë pësuar një rënie nga 36-40 për qind krahasuar me një muaj më parë. Importet kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë dhjetorit, duke ndikuar në përkeqësimin e bilancit tregtar të vendit. Gjatë këtij muaji kemi importuar rreth 440 milionë dollarë mallra dhe shërbime, ose rreth 11 për qind më shumë se në muajin nëntor.
16 Shkurt 2009