Ndryshimet që do pësojë devijimi i trafikut në kryeqytet
26/01/2011 Automjetet nuk do kalojnë më para Pallatit të Kulturës, por do të lëvizin pas bashkisë
Ecuria e punimeve në sheshin “Skënderbej” do të shoqërohet me ndryshime të tjera në skemën e devijimit të trafikut gjatë ditëve të ardhshme, ndryshime të cilat do të çojnë në paralizimin e qarkullimit të automjeteve nëpër shesh. Megjithatë, specialistët e Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës bëjnë me dije se tashmë janë duke u intensifikuar punimet për infrastrukturën nëntokësore në Rrugën e Dibrës, konkretisht në segmentin që kalon midis hotelit “Tirana” dhe Pallatit të Kulturës. Me të përfunduar këto punime, ky aks do të hapet për lëvizjen e mjeteve. Për shkak të këtyre punimeve, lëvizja më pas do të devijohet në krahun jugor të sheshit, ku mjetet nuk do të kalojnë më përpara Pallatit të Kulturës, por do të lëvizin pas Bashkisë dhe do të futen në rrugën “Abdi Toptani” për të dalë në unazën e vogël. Sipas drejtuesve të Bashkisë, i gjithë ky plan masash është studiuar me imtësi për të bërë të mundur një qarkullim rrugor sa më të lirshëm për automjetet, si dhe për të shmangur situata kaotike të qarkullimit, që krijohen pothuajse çdo ditë në shumë akse rrugore. Pothuajse prej dy javësh skema e re e ka kaluar provën e saj të parë me devijimin e trafikut që kalonte përpara hotel “Dajtit” dhe tani pritet të fillojë zbatimi i skemës së re edhe në pjesën tjetër. Aktualisht automjetet që vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për të kaluar në sheshin “Skënderbej” devijohen majtas dhe djathtas në bulevardet “Zhanë d’Ark” dhe “Bajram Curri” përgjatë lumit të Lanës. Më tej ato futen në unazën e vogël, që kalon në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, përballë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, dhe vazhdojnë më tej në Rrugën e Barrikadave. Të vetmet mjete që vazhdojnë të kalojnë në itinerarin e mëparshëm janë autobusët e transportit publik si dhe shërbimet e emergjencave, si: ambulancat, zjarrfikëset apo makinat e policisë. Për këto të fundit është parashikuar që të ruhet një korridor kalimi përmes sheshit edhe në momentin e mbylljes së aksit, që kalon në krah të Bashkisë së Tiranës dhe xhamisë së Ethem Beut. Njëkohësisht drejtuesit e bashkisë apelojnë për qytetarët që të tregohet kujdes në respektimin e sinjalistikës, në mënyrë që të mos ketë bllokime problematike të trafikut. Skema e re e qarkullimit të trafikut do të lejojë vijimin e fazës së dytë të punimeve për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”. Për të mbajtur situatën nën kontroll, pak ditë më parë specialistët e Bashkisë kanë kërkuar ndihmë edhe nga Policia Rrugore për mbikëqyrjen e lëvizshmërisë.