Gjenden të vrarë në të gdhirë çifti nga Mirdita
26/01/2011 Viktimat të moshës 52 dhe 54 vjeç, policia dyshon se burri ka vrarë gruan e më pas veten
DURRES- Burrë e grua janë gjetur në dhomën e tyre të gjumit pa shenja jete si pasojë e vrasjes me armë zjarri. Ded Malndrea 54 vjeç dhe bashkëshortja e tij Marta Malndrea 52 vjeçe janë gjetur njëri në shtratin martesor dhe tjetri në këmbët e krevatit të mbuluar në gjak. Paraprakisht policia ka deklaruar se burrë e grua janë vrarë nga e njëjta armë zjarri dhe se në dhomën e çiftit është gjetur një pistoletë, si dhe gëzhojat e plumbit.
Ngjarja
Rreth orës 06.40 të mëngjesit të djeshëm në banesën e shtetasit Ded Malndrea dhe Marta Mandreja janë dëgjuar të shtëna arme, ndërsa pak minuta më pas edhe zhurmë e britma të familjarëve. Fqinjët kanë njoftuar policinë sapo janë bindur për ngjarjen e rëndë, kurse fëmijët e çiftit janë shokuar nga skena e krimit. Paraprakisht dyshohet se burri ka shtënë me armë zjarri fillimisht gruan në shtrat dhe më pas veten. Në të dy trupat pa jetë policia dhe grupi hetimor kanë gjetur vetëm nga një plumb në trup, por që u ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Familja Malndrea është vendosur në Durrës rreth 10-12 vite më parë në zonën e Kënetës, në anë të mbikalimit të Shkozetit, në zonën që ndan lagjja numër 14 me lagjen numër 18. Burrë e grua kanë qenë në punë, ndërsa të pestë fëmijët e tyre ishin të rritur. Ded Malndrea prej disa vitesh punonte në një gomisteri, ashtu si dhe njëri nga djemtë e tij të rritur, por në lokale të ndryshme, kurse gruaja 52-vjeçare në një rrobaqepësi. Në saj të punës së tyre dhe të fëmijëve familja kishte ndërtuar banesën dykatëshe dhe fqinjët kanë pohuar se familja jetonin në kushte të mira ekonomike. Të parët që kanë mësuar për ngjarjen e rëndë në shtëpinë e çiftit Malndrea kanë qenë djemtë e vajzat dhe më pas banorët e lagjes aty pranë. Asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka qenë zgjuar në kohën e ngjarjes për të dëshmuar se në çrrethana është kryer vrasja apo vetëvrasja e çiftit në moshë të pjekur. Dy krismat që kanë lënë të vdekur burrë e grua brenda në dhomën e mbyllur me çelës nga brenda janë shkrehur në një periudhë shumë të afërt kohore. Fqinjët, por edhe djemtë e shtëpisë më pas kanë thënë për policinë se gjithçka duhet të ketë ndodhur në disa sekonda. 52-vjeçari, sipas hetimeve paraprake, por jo përfundimtare, ka qëlluar fillimisht mbi gruan dhe më pas edhe veten. Të dy viktimat e një pistolete TT nuk kanë mundur të jetojnë gjatë, madje thuhet se as djali i madh që ka zbritur nga dhoma e tij në atë të prindërve nuk ka mundur të shikohet ndër sy me asnjërin nga viktimat. Gruaja, sipas policisë së Durrësit, është gjetur në shtratin e saj, kurse burri në dysheme dhe të dy kanë qenë të mbuluar në pellgun e gjakut. Fëmijët e rritur të familjes dhe disa nga fqinjët janë pyetur nga grupi hetimor për të bërë të mundur motivet që kanë shtyrë burrë e grua drejt vdekjes. Të shtënat në të dy rastet janë kryer në një distancë shumë të afërt dhe nga e njëjta armë. Pistoleta TT dhe dy gëzhoja, si dhe sende të tjera që mendohet se do të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes brenda në banesën e familjes Malndrea janë sekuestruar për tiu nënshtruar edhe ekzaminimit, edhe verifikimit e kontrolleve të tjera. Për sa kanë afruar familjarët dhe banorët e lagjes burrë e grua nuk kanë pasur asnjë motiv për të shkuar deri në vrasje, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet krimi në familje. Viktimat do ti nënshtrohen aktit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe vetëm pasi të lëshohet procesverbali përkatës të afërmit kanë mundur të marrin viktimat, të cilat do të varrosen në një ceremoni të përbashkët në familjen e tyre. Policia po heton edhe lidhur me ndonjë humbje të ekuilibrit mendor të autorit të vrasjes, ndërsa nga të gjitha dëshmitë e mbledhura mësohet se familje kishte raporte shumë të mira dhe njiheshin për urtësi e qetësi.