Lëvizja pa viza, rishikim taksës doganore për veshjet
26/01/2011 Taksa për bankat dhe celularët do të rregullojë tarifat jo transparente
Pas hapjes së kufijve të shumtë mund të jenë qytetarët që zgjedhin të bëjnë blerje në shtetet e BE-së. Por kësaj tregtie do ti vendosen disa limite. Pasi Ministria e Financave nuk mund të lejojë lulëzimin e tregtisë me çanta. Taksa doganore, sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, do të rishikohet gjatë këtij viti për të rregulluar këtë segment të tregut. Një tjetër rregullim do të jetë administrimi i akcizës nga administrata doganore, sipas eksperiencës së vendeve të tjera.
Taksa e veshjeve
Rregullimet që do të bëhen sipas ministri Bode janë të domosdoshme për ekonominë e vendit dhe segmente të caktuara të tregut. “Do ketë rregullime të vogla që nuk kanë të bëjnë me rritje të barrës fiskale, përkundrazi ka kërkesa për të parë taksën doganore për veshjet për shkak të hapjes, liberalizimit të vizave, njerëzit shkojnë më lehtë në Evropë dhe vishen jashtë. Ne do të përpiqemi që barriera fiskale të mos jetë elementi i përzgjedhjes që bëjnë qytetarët për të blerë diku pa taksë dhe për ta sjellë në Shqipëri”, - tha Bode. Prej janarit sipas zyrtarëve të administratës doganore lejohet futja e mallrave pa doganë deri në 300 mijë lekë të vjetra, nëse ato që keni shpenzuar për të blerë jashtë vendit e kalojnë këtë shifër ju duhet ti deklaroni dhe paguani 2 për qind të vlerës. Një procedurë e tillë zbatohet aktualisht në aeroport, porte apo pika të kalimit kufitar. “Nëse malli vjen dhe është për natyrë jotregtare çdo udhëtar përjashtohet nga detyrimet e importit dhe nuk ka detyrim të deklaruar në doganë për një vlerë deri në 30 mijë lekë. Nëse malli vjen në rrugë postare kjo vlerë është më e ulët, 10 mijë lekë. Për sa i përket kufizimeve që lidhen me mallra të akcizës ka një limit deri në një stekë cigare dhe në nivelin e një litri pije alkoolike dhe dy litra verë”, - theksojnë burimet zyrtare të administratës doganore. Në rast se doganieri dyshon në vërtetësinë e tij, mund ta penalizojë qytetarin. Madje, nëse këto rregulla do të thyhen penalizimi shkon deri në konfiskim të mallrave. Aktualisht, Shqipëria zbaton marrëveshjet e tregtisë së lirë për shumë mallra, për të cilat nuk aplikohen tarifa doganore.
Akciza, taksa për bankat dhe celularët
Duke sqaruar ndërhyrjet që do të bëhen në sistemin fiskal gjatë këtij viti Bode theksoi se nuk do të ketë asnjë devijim nga taksa e sheshtë. “Taksat nuk janë tabu dhe rishikimi i sistemit fiskal duhet të ketë dinamikën që ka ekonomia për të adresuar dhe për të zgjidhur problemet, jo për të rritur taksat. Nuk kemi ndonjë programim të veçantë me përjashtim të asaj që është njoftuar tashmë, akcizat. Kjo synon ndryshimin e administrimit të saj në përputhje tërësisht me standardet evropiane, për ta kaluar tek administrata doganore tërësisht si taksë sipas eksperiencës së vendeve të tjera”, - tha Bode. Sipas tij, vendosja e taksave në sistemin bankar dhe në atë të telefonisë celulare nuk do të jetë një shpikje shqiptare, por një rregullim i tarifave, pa cenuar biznese të veçanta. “Do të jenë masa që do të synojnë një ndërhyrje për të rregulluar çmime apo tarifa që vendosen në mënyrë jo fort transparente apo që vendosen qoftë edhe nga autoritete shtetërore. Ka eksperienca të vendeve të tjera dhe nuk do të bëjmë asnjë masë apo taksë që mund të jetë shpikje e jona, apo që të ketë tendencë të personalizuar ndaj një biznesi të caktuar”, - tha Bode. Viti 2011, sipas tij, do të jetë i ngarkuar me objektiva, për administrimin në tërësi të buxhetit, rritjen e të ardhurave, përmirësimin e administrimit të sistemit fiskal dhe modernizimin e tij, apo rritjen e pagave dhe të pensioneve, ashtu si edhe në vitin 2010.