Gjermania 2.8 milionë euro për pastrimin e minave
Një deklaratë për mediat e shpërndarë nga ambasada gjermane në Tiranë, thuhet se gjatë konfliktit të Kosovës në vitin 1999, zona e kufirit në verilindje të Shqipërisë ishte e kontaminuar me mina të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, si dhe me municion të pashpërthyer të NATO-s në një brez me gjatësi prej 120 km dhe gjerësi 20 km.
Kontributi i Gjermanisë është shumë i rëndësishëm në suksesin e programit "Aksioni i Veprimit ndaj Minave" në bashkëpunim me KFOR- in dhe një organizatë daneze. Deklarata e ambasadës gjermane bën të ditur se është pastruar nga minat një sipërfaqe prej 3.680 metër katrorë, janë asgjësuar 8501 mina anti-njeri, 41 mina anti-tank dhe 1400 copë municione të pashpërthyera.
Në një periudhë 10-vjeçare në këtë zonë ka humbur jetën 34 vetë dhe kanë mbetur të plagosur 238 të tjerë gjatë shpërthimit të minave.