E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Dita Botërore e Shtypit, apel për lirinë e medias

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në këtë ditë dhe nëpërmjet një deklarate për shtyp ka cilësuar se “Kjo liri Shtypi në Shqipëri është mjaft problemore. Me shumë mungesa dhe me mjaft deformime ne vendin tone" 

TIRANE-Sot është 3 tetor, Dita Botërore e Shtypit. Në këtë ditë gazetarë nga gjithë bota apelojnë dhe verifikojnë simbolikisht dhe përmbajtësisht lirinë reale për shtypin. Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp ku ka cilësuar se “Kjo liri Shtypi në Shqipëri është mjaft problemore. Me shumë mungesa dhe me mjaft deformime. Kjo është liri e pacilësishme dhe e munguar”. Unioni bën thirrje për reagimin e kolegëve që ti jepet fund lirisë së munguar.
“Në këtë ditë, ne gazetarët shqiptarë ndihemi rob të punës në të zezë”, vijon deklarata për shtyp e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Në këtë pikë ata theksojnë kushtet e këqia në punë si mungesa e një kontrate pune, e sigurimeve dhe e një status juridik në institucionin, entin apo organin e shtypit ku ushtrojmë profesionin.
“Gjatë muajve korrik-shtator-2009, në 25 gazetat ditore të vendit janë larguar nga vendi I tyre I punës 23 gazetarë. ...Në 27 media të printuara dhe audiovizive të vendit, vazhdon të mbetet në fuqi inkorektesa për pagesat mujore të gazetarëve dhe stafeve mediatike”, citohet në deklaratë.
Unioni përfundon me fjalët se liria në gazetarinë shqiptare edhe për shumë kohë do të jetë e munguar dhe gazetari skllav e rob i punës se zezë dhe me mesazhin se vetëm reagimi është shpëtimi i vërtetë.
“Liria jonë fillon tek reagimi ynë, për të qenë bashkë në kërkesën natyrale për ta kthyer Shqipërinë dhe tregun mediatik të saj, një treg me rregulla dhe standarte europiane. Prej sot e më tej ne kemi më shumë shanse për të fituar lirinë institucionale në shtyp dhe më media! Bëhuni pjesë e reagimit!”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›