E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 15 nëntor zgjedhje në Shqipëri

 Vendimi erdhi pasi në disa prej këtyre njësive, kryetarët e mëparshëm të tyre u zgjodhën deputetë.

Kështu qytetarët në pesë njësi të pushtetit lokal, në nëntor do të përgatitet për të votuar sërish drejtuesin e tyre.
Kreu i shtetit bëri dekretimin të premten.

Votimet do të zhvillohen për kryetar të njësisë bashkiake nr. 10 në Tiranë, kryetar të bashkisë së Klosit, në rrethin e Matit, kryetar të bashkisë së Fushë-Arrësit në rrethin e Pukës, kryetar të komunës së Fierzës, po në këtë rreth dhe të komunës së Otllakut në rrethin e Beratit.

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se, dekreti është në mbështetje të nenit 92, të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, të “Kodid Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Partive politike iu duhet të nisin punën për të paraqitur kandidatët e tyre si dhe për të bërë fushatën zgjedhore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›