BSH: Kursimet në banka rriten me 90 miliardë lekë, arrijnë në 1,54 trilionë lekë

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Kursimet në sistemin bankar arritën në 1,543 trilionë lekë në fund të gjysmës së parë të vitit 2026, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat u rritën ndjeshëm në muajin qershor, duke u shtuar me rreth 90 miliardë lekë krahasuar me muajin maj.
Struktura e kursimeve vijon të dominohet nga depozitat në valutë të huaj, kryesisht në euro. Megjithatë, në qershor depozitat në valutë regjistruan një rënie të lehtë, duke zbritur në 777,4 miliardë lekë, nga 782,7 miliardë lekë në muajin maj, ose rreth 5,3 miliardë lekë më pak.
Në të kundërt, depozitat në lekë vijuan tendencën rritëse. Në fund të qershorit ato arritën në 765,6 miliardë lekë, duke u shtuar me rreth 14,1 miliardë lekë krahasuar me muajin paraardhës.
Ndryshimet në strukturën e depozitave lidhen edhe me zhvillimet në kursin e këmbimit, ku forcimi i lekut ndaj euros ka ndikuar në vlerën e depozitave të mbajtura në valutë.
/e.xh/a.f/r.e/