E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kërkimi shkencor, bllokim nga MASH

 

Kryetarja e Komisionit të Edukimit pranë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Ledi Shamku ka shprehur shqetësimin e Partisë Socialiste për kërkimtarinë shkencore në vend. Shamku u shpreh: "Vërtet kemi qenë vend me kërkimtari shkencore të dobët, por këto 2-3 vjet ia kemi dalë të jemi vendi i vetëm në rajon pa kërkimtari shkencore. Puna ka arritur deri në atë pikë sa vizioni qeverisës rri e tërheq 161 goglat e tespijeve si projekte shkencore universitare. Por edhe disa qindra po të ishin këto projekte, nuk mund të barabiten me dëmin që po i shkaktohet krejt sistemit nga bllokimi në fjalë; sepse vetëm në një nga universitetet e Tiranës janë bllokuar mbi 250 doktoratura". Ajo është shprehur se është denoncimi i tretë që PS-ja po i bën bllokimit të paprecedent punës së drejtuar shkencore, duke akuzuar ministrinë e Arsimit, e cila po shkëput kohën sipas Shamkut nga ritmi botëror i arsimimit.

"Duke insistuar në bllokimin e kërkimtarisë së drejtuar shkencore dhe duke e larguar përditë Shqipërinë nga standardet e Kartës së Bolonjës, fanfarat e "politikës së vjetër" për brain gain rezultojnë një tallje e madhe me shqiptarët dhe me aspiratën e tyre per të jetuar nën ritmin e shekullit të ri"-deklaroi Ledi Shamku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›