E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistet: "Nuk shohim gjurme varresh"

KORCE - Arkeologeve dhe historiane qe kane vizituar dje vendin ku mendohet se kane qene varrezat e klerikeve ortodokse, nuk kane gjetur gjurme me interes historik. Skender Aliu, arkeolog ne profesion, i shoqeruar nga drejtori i Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar, Lorenc Gliozheni, drejtori i deges se Monumenteve te Kultures ne Korce, Theodhor Theodhori etj., kane deklaruar se "nuk vihen re varre njerezish apo vende te caktuara te quajtura "qimitere", ku mbahen eshtrat e te vdekurve, sipas riteve fetare ortodokse". "Ne vendin ku pretendohet se kane ekzistuar varret e klerikeve, kemi inspektuar nga afer dhe kemi kontrolluar profilet, ne nje gjatesi prej 10 metrash dhe ne nje thellesi te perafert me 2 metra, aty ku jane kryer germime. Ne asnje vend ne kete profil gjatesor, nuk kemi gjetur mbetje skeletore te pakten ne kete thellesi, qe eshte hapur deri tani", u shpreh Skender Aliu. Grupi i specialisteve ka verifikuar nga afer vendin ku kane filluar punimet per ndertimin e nje palestre te re te shkolles 9-vjecare "Sevasti Qiriazi" dhe ku pretendohet se jane zbuluar eshtra te klerikeve te saj. Interesimi i specialisteve eshte shfaqur me teper ne drejtim te kerkimeve te metejshme ne kete territor, por konkluzioni i tyre paraprak ka qene se "nuk konstatohen varre dhe eshtra te klerikeve, te cilat rrezikohen te zhduken nga ndertimi i nje objekti arsimor". Gjithsesi, mesohet se objekti ne ndertim vazhdon te jete i pezulluar, deri ne sqarimin e plote te ceshtjes. Gezim Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›