E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallja e pavaresise perballe strukturave paralele serbe

Analistet kosovare konsiderojne se ashtu edhe sic e ka thene, Beogradi zyrtar do t'i perforcoje strukturat paralele ne rast te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Drejtori i Institutit Kosovar per Kerkim dhe Zhvillim te Politikave, Lulzim Peci, mendon se deklarimi publik i zyrtareve serbe per kete ceshtje, pervec se eshte provokues, eshte synim per ndarjen e Kosoves. Peci nuk mendon se strukturat paralele do te shperbehen me shpalljen e pavaresise se Kosoves. "Ato nuk do te zhduken brenda nates, do te kemi probleme fillestare, por gjendja ne veriun e Kosoves dhe ne pjesen qendrore do te ndryshoje me te madhe. Kjo, sepse pjesa veriore do te jete ne nje forme e shkeputur, ne ate pjese do te kete qasje KFOR-i, deri diku zyra e Unionit Evropian per veriun, qe do te jete nje zyre e posacme me qender ne Mitrovice", tha Peci. Edhe ligjeruesi i se drejtes nderkombetare, Qerim Qerimi, thote se forcimi i strukturave paralele ne Kosove pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, eshte nje gje e pritshme. "Eshte qendrim i natyrshem, meqe Beogradi zyrtar, ne menyre konsistence deri me sot, ka ndjekur kete politike te forcimit te strukturave paralele brenda Kosoves dhe ne planin faktik jane krijuar institucionet, qe funksionojne ne menyre autonome brenda Kosoves. Eshte dicka e pritshme, qe shkon ne harmoni me qendrimet qe i ka mbajtur deri tash Beogradi zyrtar", pohoi Qerimi. Por, ne anen tjeter, Dukagjin Gorani, keshilltar per siguri i mandatarit per Kryeminister te Kosoves, Hashim Thacit, thote se presioni i Beogradit do te vazhdoje, por, sipas tij, qeveria e ardhshme do ta filloje betejen per ta fituar besimin e qytetareve serbe te Kosoves, per ta kuptuar Kosoven si nje vendlindje te tyre. "Ketu do te behet cmos qe te mund te krijohet besimi te popullata serbe, qe te krijohet partneriteti, nje platforme e gjithe shoqerise, e qytetareve te te gjitha komuniteteve, e vecanerisht atyre serbe, qe Kosova te kuptohet si shtet i prosperitetit dhe vendlindje e tyre autentike, qe realisht ofron kushte per nje zhvillim maksimal. Kjo do te jete mundesia e vetme dhe beteja me e madhe qe udheheqja e ardhshme politike shqiptare do ta beje karshi komunitetit serb", tha Gorani. Perderisa lideret shqiptare po synojne nje shpallje te koordinuar te pavaresise me komunitetin nderkombetar, dilema mbetet se sa do te jete e zbatueshme pavaresia ne tere territorin e Kosoves. Disa perfaqesues kane thene se nuk do ta shohin Prishtinen si qender, ndersa institucionet e Beogradit zyrtar do te vazhdojne ushtrimin e funksioneve te tyre jo vetem ne veri te Kosoves, por edhe ne enklavat tjera serbe ne Kosoven qendrore. Qerim Qerimi shpreh dyshimin se institucionet e reja te Kosoves do te jene ne gjendje qe te ushtrojne kontroll efektiv ne tere territorin e Kosoves. "Duket pak problematike qe ato pjese te kontrollohen ne menyre efektive; kjo deri ne nje mase garantohet me planin e presidentit Ahtisari, qe i jep pushtet te madh zonave te mbrojtura dhe keto lloj pushtetesh ua japin atyre edhe nje mundesi me te madhe qe t'i forcojne keto lloj idesh te kontrollit faktik te pjeseve te caktuara te territorit te Kosoves", tha Qerimi. Por, Dukagjin Gorani eshte i bindur se pavaresia do te jete e zbatueshme ne tere territorin e Kosoves. "Garantimi i teresise territoriale te Kosoves nuk eshte ekskluzivisht ceshtje e nje vendimi dhe deshire vendore. Pra, statusi i Kosoves dhe teresise territoriale do te jene ceshtje e nje vendimi nderkombetar dhe angazhimi nderkombetar", theksoi Gorani. Por, per kete ceshtje nuk eshte shume i bindur Lulzim Peci, i cili mendon se sa i perket veriut te Kosoves, ajo qe do te jete tregues i shkeputjes apo mbetjes ne Kosove, do te jete funksionimi ne kete pjese i SHPK-se dhe i Sherbimit Doganor te Kosoves. "Nese keto mbesin, atehere ka shprese se situata dalengadale do te rregullohet, por nese pamundesohet funksionimi i SHPK-se dhe i doganave, atehere pjesa e veriut do te shnderrohet ne nje zone te konfliktit te ngrire te tipit te Transvestrise", tha Peci. Ndryshe, Dukagjin Gorani thekson se Beogradi zyrtar deri ne shpalljen e pavaresise se Kosoves, do t'i rrise edhe me tej kercenimet dhe provokimet. Se fundi, Qeveria serbe ka hapur nje zyre ministrore ne veri te Kosoves, e cila ka nxitur reagimin e administrates nderkombetare dhe te institucioneve te Kosoves, duke e konsideruar kete akt si provokim te hapur dhe shkelje te Rezolutes 1244.
Albana Isufi/ "Evropa e Lire"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›