E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti tregtar arrin 2,7 miliarde USD

Blerina Hoxha
Ekonomia vendase po perjeton nje perkeqesim te vazhdueshem ne drejtim te tregtise me jashte. Rritja me ritme me te larta se 25 per qind, po shoqerohet me tendence te thellimit te metejshem te deficitit tregtar te vendit. Sipas te dhenave qe publikoi dje Drejtoria e Pergjithshme Doganave, deficiti tregtar ne fund te muajit nentor arriti me 2,7 miliarde dollare nga me pak se 2 miliarde qe ka qene gjate 11-mujorit te vitit qe shkoi. Por, gjithashtu, per here te pare eksportet shqiptare arrijne 1 miliarde e 160 milione dollare, duke ndikuar ne menyre modeste ne ngushtimin e diferences ndermjet eksportit dhe importit te mallrave. Gjate periudhes janar - nentor 2007 eshte regjistruar nje rritje prej 79% te volumit ne total te eksporteve shqiptare e shprehur ne sasi. Volumi arriti ne 1.556.088 tone mallra krahasuar me 870 tone mallra qe jane eksportuar gjate 11-mujorit te 2006 janar - nentor 2006. Vlera e eksporteve gjate periudhes ne fjale arriti ne 95,6 miliarde leke ose 1,16 miliarde dollare me nje rritje prej 29% me shume krahasuar me vitin e kaluar, ku u realizuan 73,9 miliarde leke eksporte. Per sa u perket importeve, ato zene nje volum te larte ne tregtine e jashtme, por kete vit ritmet e rritjes se importeve jane me te uleta se te eksporteve. Vlera e importit vleresohet ne 353,9 miliarde leke per 11- mujorin nga 274,5 miliard leke te realizuara ne te njejten periudhe te vitit 2006 me nje rritje 28,9%. Banka e Shqiperise argumentoi se, rritja e importeve, verejtur pergjate nentemujorit te pare te vitit 2007, eshte bashkerrjedhoje e disa faktoreve te jashtem si, rritja e pazakonte e cmimeve te naftes, si dhe rritja e cmimeve te disa mallrave ne tregjet nderkombetare. Nderkohe qe kane ndikuar edhe faktore te brendshem, si situata e perkeqesuar energjetike ne vend, e cila ka cuar ne importe te larta ne energji elektrike. Kete vit ato u rriten me rreth 25 per qind, nga 17 per qind qe ishte rritja per te njejten periudhe ne vitin e kaluar. Kjo dinamike, megjithate, nuk eshte pasuar me fuqizimin ne baze te gjere te eksporteve, duke bere qe hendeku tregtar te thellohet dhe te perbeje faktorin kryesor per deficite te larta korente. Megjithate, Banka e Shqiperise vlereson se, deficiti tregtar mund te kishte qene akoma me i perkeqesuar, pa progresin e verejtur kete vit ne eksporte. Deficiti tregtar ka perbere nje tipar te perhershem te zhvillimeve te tregtise se jashtme, duke diktuar nivelet e larta te deficitit te llogarise korente.

Eksporti
1 miliarde 160 milione
Importi
4 miliarde e 300 milione dollare
Deficiti tregtar
2,7 miliarde dollare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›