"SHBA ofron pavaresi te mbikeqyrur"
Intervista/ Frank Wisner, i derguari i SHBA-ve per statusin, ne nje bisede me radion "Evropa e Lire", vlereson se, pas 120 dite bisedimesh intensive, asnje negociate shtese nuk do ndryshonte situaten
Ambasador Wisner, a mund te themi me siguri, se paku nga kendveshtrimi amerikan, se procesi i negociatave mes Kosoves dhe Serbise ka perfunduar?
Po, keshtu eshte. Mund te themi se nga pikepamja amerikane pas dy vite negociatash qe rezultuan me nje propozim te thelluar te ish-presidentit Marti Ahtisari dhe pas 120 dite bisedimesh intensive me ndermjetesimin e treshes amerikane, evropiane, ruse kemi arritur ne perfundimin se asnje negociate shtese nuk do ndryshonte situaten. Te dyja palet i kane mbetur besnike qendrimeve te veta, Serbia per autonomi dhe Kosova per pavaresi te plote. Asnje bisedim shtese nuk do ta ndryshonte situaten. Tani i takon qeverive te marrin vendimin se si do ta menaxhojne perfundimin e bisedimeve. Por bisedimet shtese nuk kane me kuptim.
Kur bashkesia nderkombetare vendosi per bisedime shtese, kjo u interpretua si kompromis ndaj Serbise dhe Rusise. A ishte i vlefshem nje vendim i tille dhe pse?
Nuk do ta percaktoja vendimin plotesisht si ju. Une do te thosha se 120 ditet i ofruan Serbise dhe Kosoves qe te shohin te te gjitha mundesite qe do te conin ne nje zgjidhje kompromisi. Atyre iu dha kjo mundesi. Por dhe bota, perfshi Bashkimin Evropian, pati mundesi te shikonte dhe diskutonte. Sot pas 120 ditesh eshte me se e qarte se nuk ka mundesi per kompromis, dhe palet duan te qendrojne tek pozicionet e tyre.
Pas 10 dhjetorit perfaqesuesi rus ne treshen ndermjetesuese tha se Moska do kerkoje nga Keshilli i Sigurimit te anuloje cdo vendim per pavaresi te marre nga Prishtina. Ne kushte te tilla, a ka qene i veshtire bashkepunimi ne treshe, kur secili ka pasur qasje te ndryshme?
Nuk ishte e veshtire te punonim se bashku. Ne ishim te bashkuar rreth nje qellimi te perbashket dhe kjo ishte t'i jepnim paleve mundesine maksimale te gjenin kompromisin. Kur kjo nuk ndodhi dhe te tre ishim te zhgenjyer.
Ne kete pike Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kane qendrime te ndryshme per te ardhmen.
Ne mendojme se vazhdimi i bisedimeve eshte i pakuptimte dhe se eshte koha te marrim nje vendim. Ky vendim do merret ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe miqve e aleateve tane ne bashkesine nderkombetare gjate javeve ne vazhdim. Pres, qe me ne fund, statusi perfundimtar te zgjidhet.
Bashkimi Evropian nuk ka ende nje qendrim unik per statusin e Kosoves, me gjithe perparimin e arritur ne takimin e fundit. A besoni se vendet anetare do arrijne t'i tejkalojne dallimet dhe Bashkimi Evropian do jete unik ndaj Kosoves?
Kjo eshte shpresa ime dhe e Shteteve te Bashkuara. Por, do te thosha se Bashkimi Evropian dhe shume zera ne te e kane kuptuar rendesine e ketyre 120 diteve. Ishte nje mundesi per palet te gjenin nje qendrim te perbashket, cka nuk qe e mundur. Tashme eshte e qarte per evropianet, ashtu sic eshte dhe per SHBA-te se nuk do kete nje zgjidhje kompromisi. Prandaj duhet marre vendimi per statusin pasi status quo-ja nuk eshte e qendrueshme.
Thate se varet nga qeverite te vendosin mbi statusin e Kosoves. Por kemi nje mbledhje te Keshillit te Sigurimit me 19 dhjetor, ku do diskutohet raporti i treshes. Nga pikepamja ligjore, i takon Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara apo ndonje strukture tjeter te vendose si do procedohet perpara?
Data 19 dhjetori eshte rendesishme per KS-ne dhe debatin e tij. Kosova eshte nen rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit ndaj ky i fundit duhet te thote fjalen e vete ne kete ceshtje. Njeheresh qeverite e vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit dhe ato qe nuk jane pjese e ketij Keshilli duhet te marrin vendime. Shpresojme qe kjo te ndodhe. Kjo do ndodhe nga ana amerikane dhe vendimi do merret bazuar ne planin Ahtisari per pavaresi te mbikeqyrur. Dhe vendimi nuk do vonoje qe te vije.
Presidenti serb deklaroi se do ta coje ceshtjen e ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare. Nese kjo ndodh, a mund te kete ndikim ne kohen e vendimmarrjes?
Serbia ka te drejten e saj sovrane qe ta coje ceshtjen ne gjykaten boterore apo kudo tjeter qe mendon. Kjo eshte plotesisht e kuptueshme dhe nuk kemi ndonje kundershtim. Ne mendojme se eshte koha e duhur per ta zgjidhur ceshtjen, pasi ka qene e hapur per shume kohe. Per tete vjet, Kosova ka qene nen administrimin e Kombeve te Bashkuara qe e kane bere punen e tyre. Status quo-ja nuk mund te vazhdoje.
Thate se eshte koha per vendime. Sipas jush, cilat do jene afatet kohore kur do shohim vendimin?
Mendoj se kjo ceshtje do zgjidhet ne ditet dhe javet ne vazhdim. Nuk ka afate te caktuara, qeverite duhet ta ndajne mendjen. Shtetet e Bashkuara kane punuar ngushte me bashkesine nderkombetare gjithe keto muaj qe te permbyllet kjo ceshtje. Kjo ceshtje duhet te zgjidhet. Sic e perserita dy here me siper, status quo-ja nuk mund te vazhdoje dhe eshte koha per vendimmarrje.