Berisha: Gjithçka për përmirësimin e forcave të armatosura

Konferenca u përshëndet edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se ky takim është nder i madh për vendin.
Berisha theksoi sot se Shqipëria është e angazhuar për të punuar fort në mënyrë që të përmirësojë të gjitha mundësitë e forcave të saj të armatosura. Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në Konferencën e Komandantëve të Forcave të Armatosura të vendeve të NATO-s. "Forcat e Armatosura duhet të miratojnë koncept të ri buxhetor. Mbrojtja e zgjuar është arritje qëllimesh dhe kursim”, tha Berisha.
Ai bëri të ditur se 3 javë më parë bëri një vizitë në Afganistan. "Për mua ishte një nga vizitat më mbresëlënëse në jetën time. Aty gjeta ushtarë, oficerë, instruktorë që punonin në të gjithë frontet, duke punuar në situata shumë të vështira, për paqen dhe sigurinë jo vetëm të popullit afgan, por të gjithë botës”, tha Kryeministri.
"NATO dhe gjenerali Jones më informoi për planet për të transferuar pushtetin drejt forcave afgane, proces që po shkon shpejt dhe mirë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se "sidoqoftë, kufizimet do të respektohen". /Start/
2012-05-09 11:04