E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

TIRANË- Këshillimi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur sot të ulë me 0.25% normën bazë të interesit. Lajmin e ka njoftuar në një konferencë për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Sipas tij me këtë lehtësim do të nxitet aktiviteti ekonomik duke rritur stimulin monetar. Ekonomia ka ruajtur parametrat e stabilitetit makro-ekonomik e financiar gjatë gjysmës së parë të 2012. Treguesit e deficitit dhe borxhit dhe gjendja e sistemit bankar rezultojnë të qendrueshme apo përmirësim- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›