E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kanë vjedhur mbi e nën tokë, por pronat aty janë

Rama në Grupin e PS

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në mbledhjen e Grupit se për opozitën heqja e imunitetit do të votohet dhe mund të konsiderohet si një kapitull i mbyllur, por ai i mëshoi fort faktit se ndryshimet kushtetuese duhet të shoqërohen me një reformë tërësore në Drejtësi. Kreu i PS-së gjatë fjalës së tij theksoi se Kryeministri tallet me qytetarët, teksa u thotë se opozita pengon luftën ndaj korrupsionit me heqjen e imunitetit. Për Ramën, ndryshimet kushtetuese nuk duhen fokusuar vetëm tek imuniteti, por duke i shoqëruar me një reformë serioze të sistemit të Drejtësisë. Imuniteti është vetëm një pikënisje, por jo një pikëmbërritje për ta realizuar këtë ndërhyrje siç duhet dhe siç duam. Ne skemi asnjë ekuivok në qëndrimin tonë për imunitetin, duhet kufizuar dhe pikë. Por sot Kushtetuta e Republikës ka nevojë për një rishikim në funksion të një reforme në Drejtësi që të krijojë kushtet që drejtësia të bëjë drejtësi. Prandaj edhe kemi paraqitur një vizion të mishëruar në një sërë propozimesh për ndryshime kushtetuese, theksoi Rama.
Reformat
Shefi i opozitës renditi në arritjet e punës së opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat ndryshimin e ligjeve me 3/5-at, dhe tentativën për të zgjedhur një President konsensual. Madje Rama ka theksuar se opozita miratoi në një kohë të shkurtër reformën zgjedhore për ti hapur rrugë marrjes së statusit, duke rrezikuar aleancat e saj për shkak të mosndryshimit të sistemit. Të gjithë janë dëshmitarë të qasjes sonë konstruktive dhe të përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbyllur Reformën Zgjedhore pa e vënë veton për gjërat që nuk na pëlqyen, madje rrezikuam seriozisht edhe vetë marrëdhëniet me aleatët tanë politikë, duke pranuar një reformë që nuk e preku sistemin aktual zgjedhor. Dhe pse e bëmë? Sigurisht të bindur se me këtë reformë ne i marrim garancitë për të bërë zgjedhje më të lira dhe më të ndershme se ato të mëparshmet, por edhe të bindur që kjo reformë ishte një domosdoshmëri në prag të vjeshtës në Bruksel, deklaroi kreu i selisë rozë.
Transparenca
Sipas Ramës, Partia Socialiste me ardhjen në pushtet do të ngrejë menjëherë një proces të madh diskutimi transparent për të gjitha vendimet dhe ligjet e ndërmarra nga qeveria Berisha, që sipas Ramës janë marrë në dëm të shqiptarëve. Të jenë të sigurt se sot një vit, në korrikun e ardhshëm, pas zgjedhjeve që ne do të fitojmë qershorin e ardhshëm, do të jemi në punë edhe duke ngritur procesin më të madh publik të transparencës së pasojave të gjithë këtyre vendimeve e ligjeve të miratuara vetëm për të vjedhur. Kanë vjedhur nën tokë dhe kanë vjedhur mbi tokë, çfarë u ka dalë përpara, por fushat e naftës fatmirësisht aty janë, minierat aty janë, pronat e ushtrisë aty janë, pronat publike e private në bregdet aty janë. Aty janë edhe tërë asetet e tjera të pasurisë publike që kanë shkuar për koncesione apo për transaksione. Aty do të jetë edhe Lotaria Kombëtare, nëse do të guxojnë ta privatizojnë me termat që kanë shpallur, deklaroi Rama.

Majko
Ne kemi një dokument të pranuar edhe nga pala tjetër, e cila përfundimisht mbyll historinë e kapitullit të çështjes së imuniteteve në Shqipëri, deklaroi Pandeli Majko në mbledhjen e Grupit të PS, duke nënvizuar se debati duhet të vazhdojë me tej me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën në Drejtësi. Nëse Kryeministri i këtij vendi mendon që ne po e orientojmë vendin drejt diktaturës së pakicës me ndryshimet kushtetuese, le të vijnë ti mbrojnë në publik përballë ekspertizës ndërkombëtare, përballë shoqërisë civile, tha Majko.

Ironia
Kryesocialisti Rama ka ironizuar dje deklaratat e maxhorancës dhe të Kryeministrit Berisha për bllokimin e imunitetit dhe pasojat që shkakton ky votim në Parlament. Saliu gati sa nuk thotë që ska asgjë në dorë kundër korrupsionit, sepse i shkreti është vetëm një copë Kryeministër dhe, po sdeshi opozita, ai nuk ka çi bën fare murit të korrupsionit! Heu, çe ka gjetur Kryeministrin, është për të thënë! Opozita spo e lë të hapë vende të reja pune se nuk po i heq imunitetin! Opozita spo e lë të rrisë më shumë rrogat e pensionet se nuk po i heq imunitetin!, theksoi Rama.

Aleatët e PS
Sipas shefit të opozitës Edi Rama, reforma zgjedhore u miratua nga PD-PS në një kohë shumë të shpejtë, për ti hapur rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat në tetor. Për ta mbyllur Reformën Zgjedhore pa e vënë veton për gjërat që nuk na pëlqyen, rrezikuam seriozisht edhe vetë marrëdhëniet me aleatët tanë politikë, duke pranuar një reformë që nuk e preku sistemin aktual zgjedhor. Dhe pse e bëmë? Sigurisht të bindur se me këtë reformë ne i marrim garancitë për të bërë zgjedhje më të lira dhe më të ndershme se ato të mëparshmet, u shpreh ai.

Kostot politike
Kreu i selisë rozë deklaroi dje se kompromiset e realizuara nga opozita me maxhorancën aktuale kanë pasur kosto politike, por sipas Ramës, ato janë ndërmarrë me qëllimin e vetëm të plotësimit të aspiratës europiane. Kemi bërë kompromise për të cilat kemi paguar me vetëdije edhe kosto politike të ditës. Sepse për ne Shqipëria në BE është një aspiratë e lartë patriotike mbi çdo hesap partiak dhe mbi çdo përfitim partiak të ditës, tha Rama.

FATION BINJAKU

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›