Basha analizon punën, 1 vit në krye të Bashkisë

Lulzim Basha
TIRANE- Rritja e cilesise se jetes, hipotekimi i banesave, rritja e punesimit, ulja e taksave dhe favorizimi i biznesit jane vetem disa nga arritjet qe kryebashkiaku Lulzim Basha ka numeruar gjate analizes se punes se tij per nje vit ne krye te Tiranes.
Ne nje komunikim me mediat, Basha ka theksuar gjithsesi se ditet me te mira per Tiranen jane ato qe vijne, ku do te permbyllen nje sere projektesh me rendesi.
Gjatë këtij viti sektori privat ka punësuar 6 mijë e 91 qytetarë dhe kjo vërtetohet për shkak të pagesës së sigurimve shoqërore ndërsa 31 mijë 912 persona janë punësuar në Tiranë. Ka nisur të funsksionojë qëndra e karrierës e cila po ofron stazhe dhe punësim. Një marrëveshje mes bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur punësimin e 400 personave deri në fund të verës tha Basha.