Kushtetuta, PS bllokon ligjin për Gjykatën e Lartë

Nga nje mbledhje e Komisionit të Ligjeve
Komisioni i Ligjeve shtyu për në shtator ndryshimin e draftit të ardhur nga qeveria për Gjykatën e Lartë. Kjo për shkak se opozita ngriti një sërë problematikash për projektligjin, duke thënë se ai nuk është konsultuar me Gjykatën e Lartë dhe për shkak se janë duke u diskutuar disa ndryshime në Kushtetutë, të cilat prekin edhe këtë institucion. Në përgjigje të vërejtjeve të parashtruara nga nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryetari Ilir Rusmali e akuzoi opozitën se po bllokon qëllimisht draftin që kërkon shumicë cilësore për tu votuar në Parlament. Argumenti i fundit që ju keni, kërkon vetëm një gjë, që ky draft të ecë përpara dhe ju të tërhiqni nismën për ndryshimet kushtetuese. Me atë rast i hapni rrugën marrëveshjes për imunitetet. Unë skam asnjë dilemë që ta them. Në vlerësimin tim politik, gjithë kjo që po ndodh, po na vjen nga ju dhe është një strategji e fortë bllokimi. Kryeministri im e thotë, nuk jap votën të cilën ma ka dhënë populli pa bërë Pazar. Lideri juaj do pazar që të japë votën. Unë spajtohem dot se jam deputet, nuk pajtohem dot për votimin e ligjeve për pazar, u shpreh Rusmali. Nga ana tjetër, nënkryetari socialist, Xhafaj, e akuzoi maxhorancën se gjatë këtij mandati ka futur fenomenin e pazarit me dekretet e Presidentit. Propozimi bëhet që dekretet të mos jenë produkt i pazareve tuaja që një herë i miratoni, një herë i kundërshtoni, një herë i votoni, një herë i shtyni. Pazar për herë të parë me Drejtësinë shqiptare me dekretet u bë në këtë mandat, tha Xhafaj.
ADI SHKEMBI