E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Militantët e PS në Gjyqësor

Eduard Halimi

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, e akuzoi dje opozitën se gjatë kohës që ajo ishte në pushtet futi në Gjyqësor të gjithë militantët e saj. PS ka gjithë meritën e saj që e politizoi sistemin gjyqësor në mënyrën më të skajshme të mundshme. Ka qenë ajo maxhorancë që emëroi gjysmën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë duke i marrë nga mitingjet e PS-së, gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë ishin deputetë të PS-së. Nga 2005-a kemi zero emërime në Gjykatën e Lartë, që të vijnë nga shkallët e politikës. Para 2005-s kishin kryetarin e Gjykatës së Lartë që e morën nga ministër, kryetarin e Komisionit të Ligjeve e bënë kryetar të Gjykatës Kushtetuese, kishin anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që deri në fund të mandatit e mbajtën në xhep teserën e PS-së, tha Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›